1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazetarë nga Kosova këmbejnë përvojë në Gjermani

9 Shtator 2010

Përvoja u shërbeu jo vetëm gazetarëve, por edhe trajnuesve për të korrigjuar ndonjë paragjykim për kolegët e tyre nga Kosova.

https://p.dw.com/p/P7Ui
Në vendet e zëdhënësëve - Gazetarët nga Kosova në Qendrën e Konferencave në Berlin
Në vendet e zëdhënësëve - Gazetarët nga Kosova në Qendrën e Konferencave në BerlinFotografi: DW/Jutta Hofe

Si e bën qeveria planin buxhetor, çfarë procedure ndiqet, cilat janë rolet që luajnë institucionet, pra qeveria, Gjykata e Kontrollit Financiar? Të gjitha këto gjëra donte të tregonte në fillim korrespondenti i gazetës gjermane "Sueddeutsche Zeitung", Casper Dohmen, kolegëve të vet nga Kosova gjatë seminarit të zhvilluar disa muaj më parë në Prishtinë. Tema ishte ekonomia dhe buxheti financiar. Por dymbështjetë “nxënësit” e tij ishin gazetarë të ekonomisë dhe shkruanin përditë për gjëra të tilla. “Ata dinë shumë më tepër se ç'kujtonim ne në fillim,” rrëfen Dohmen.

Kosovarische Jornalisten bei DW-TV Deutsche Welle Berlin Kosovo
Në studion e DW-tv në BerlnFotografi: DW/Jutta Hofe

Së bashku me drejtuesen e projektit, Jutta Hofe, Dohmen i shoqëroi kolegët e tij nga Prishtina për një javë rresht (30 gusht – 3 shtator 2010) nëpër redaksitë kryesore të Berlinit: "Bild" (e përditshmja më e madhe tabloide), "Frankfurter Allgemeine Zeitung", DW-Tv, "Wall Street Journal" e shumë të tjera. I gjithë seminari organizohej nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Ekonomik (GTZ) dhe Akademia e Deutsche Welles: “Nuk ka qenë trajnim klasik, si në shkollë. Ne donim të informoheshim kryesisht se si arrijnë kolegët tanë të kapin lajmin sa më shpejt, si e plasojnë atë”, rrëfen Lulzim Ahmeti nga gazeta "Lajm".

Komoditet i rrezikshëm

Njëra nga përparësitë e sistemit gjerman është Qendra e Konferencave (Bundespressekonferenz). Është një ndërtesë në lagjen qeveritare e ku janë vendosur një pjesë e mirë e korrespondentëve të kryeqytetit. Tri herë në javë aty vijnë zëdhënësit e të gjitha ministrive dhe informojnë korrespondentët për planet e qeverisë, ligjet e reja, udhëtimet e ministrave, por edhe për çdo pyetje që kanë gazetarët. Një traditë që nuk ekziston në vende të tjera, e të cilën Zekeria Shabani nga Klan Kosova do të kishte dashur ta aplikonte menjëherë edhe në Prishtinë: “Qendra e Konferencave na la shumë përshtypje, fakti, që gazetarët nuk rrinë tërë ditën tek dera e ministrisë për të vrapuar pas lajmit, por zëdhënësit vijnë tek ata ishte diçka shumë lehtësuese”, thotë ai.

Një lehtësim, deri diku i rrezikshëm për gazetarinë gjermane. “Shumica e gazetarëve këtu janë mësuar me këtë komoditet dhe mjaftohen me të dhënat zyrtare”, kritikon Dohmen. Kjo marrëdhënie e ngushtë ndërmjet korrespondentëve dhe zëdhënësve shkon edhe në dëm të gazetarisë hulumtuese. Ndërsa në Kosovë gazetaria hulumtuese vuan nga varësia e medieve dhe politikës nga biznesi. Për këtë çështje gazetarët nga Kosova nuk folën në mikrofonin e Deutsche Welles, por e diskutuan atë me kolegët e tyre gjermanë, thotë Dohmen.

Kosovarische Jornalisten in der Redaktion der BILD in Berlin
Zyra e parlamentit e së përditshmes "Bild"Fotografi: DW/Jutta Hofe

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Bahri Cani