1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gatishmëria për donacione e gjermanëve rritet përditë

Ulrike Mast Kirshning5 Janar 2005

Gatishmëria për donacione e gjermanëve rritet përditë, që kur në ditën e dytë të Krishtlindjeve televizioni tregoi pamje të përmbytjes. Ishte koha për të folur, për të marrë pjesë, për të planifikuar. Në ditët në prag të ndërrimit të viteve, të cilat shfrytëzohen tradicionalisht për takime me familjen dhe me shokë, kudo u dëgjua vetëm një pyetje: cfarë mund të bëjmë? Ajo që është mbledhur deri në ditën e dhjetë pas tërmetit katastrofal i ka thyer të gjitha rekordet.

https://p.dw.com/p/ArR7
Ndihma për viktimat e tërmetit në Aeroportin e Dyseldorfit
Ndihma për viktimat e tërmetit në Aeroportin e DyseldorfitFotografi: AP

"Ne duam të ndihmojmë- një zemër për fëmijët.
Këto ditë ka nisur një aksion ndihmash, sic nuk është parë akoma nga bota..."

Stacioni i madh televiziv publik gjerman, ZDF kishte ftuar për galën e donacioneve, pasi kanali privat SAT1 dhe ARD-ja patën bërë thirrje me emisionet e tyre për të ndihmuar viktimat e tërmetit katastrofal detar. Politikanë dhe persona të shquar të jetës private e mbështesin këtë formë të bërjes thirrje për donacione, jo vetëm përmes pranisë së tyre, por edhe përmes donacioneve që patën mbledhur në rrjetet e tyre përkatëse. Dhe pastaj erdhi dikush që i la pas të gjithë. Piloti i Formula 1-it, Mihael Shumaher përcolli përmes menaxherit të tij, Vili Veber mesazhin e gëzuar:

"Prandaj ai dëshiron të hyjë në numrin e madh të donatorëve dhe ta mbështesë rajonin e prekur me 10 milionë Euro."

Donacioni më i madh privat, për të cilin është dëgjuar ndonjëherë do të përdoret para së gjithash për ndërtimin e shkollave dhe të jetimoreve - por megjithatë, për përdorimin e parave do të bëhen konsultime me organizata vendase me përvojë dhe me Ministrinë e Jashtme në Berlin për financimin e projekteve me kuptim dhe të qëndrueshme.

Edhe të tjerë, të cilët e njohin rajonin nga përvoja vetjake, kanë atje miq dhe kolegë ose shkojnë shpesh në Azinë Juglindore angazhohen dhe raportojnë për punën e tyre. Kur pushuesit gjermanë tregonin para kamerave se si mezi kishin shpëtuar gjallë nga katastrofa, atëherë ndoshta mijëra të tjerë merrnin telefonin për të bërë donacione ose për të ndihmuar. Këtë do të bëjë edhe aktorja gjermane Natali Vörner, që më 26 dhjetor po kalonte pushimet në Puket dhe e cila themeloi në mënyrë spontane një organizatë ndihmash, për të ndihmuar njerëz që i kishte njohur atje, në orët e katastrofës.

"Ideja jonë është që të krijojmë një bazë për ekzistencë, në plan afatgjatë, në një rrugë krejt personale. Dhe si për mrekulli, që dje ne kemi një flotë të vogël, nga një varkë peshkatarësh tani kemi një flotë të tërë."


Të krijuar, këtu si edhe në vende të tjera - me donacione të mëdha dhe të vogla: fëmijët japin paratë e tyre të xhepit ose zbrazin kutinë e kursimeve, organizatat mbledhin para në festa dhe aktivitete, persona të vecantë bëjnë thirrje për donacione tek fqinjët. Kolektiva të tërë uzinash të mëdha dhe të vogla mbledhin edhe me donacione të vogla shumë të konsiderueshme. Kështu p.sh. bënë bashkëpunëtorët e uzinës OPEL të Bohumit, të cilët prej muajsh janë konfrontuar me një perspektivë të errët për vendin e tyre të punës dhe në këtë mënyrë edhe për ekzistencën e tyre. 150 mijë Euro i vunë ata në dispozicion aksionit "ne duam të ndihmojmë - një zemër për fëmijët. Kryesitë, menaxherët, pronarët e firmave, edhe ata nuk donin të mbeteshin pas dhe morën pjesë me shuma të konsiderueshme në donacionet për ndihma, të cilat deri tani sollën 40 milionë Euro.

Që në ditët e mëparshme u mblodhën donacione private në këtë shumë. Dhe vala e donacioneve nuk ka përfunduar, sic informojnë shumë organizata ndihmëse.

Presidenti gjerman, Horst Köler sheh në valën e gatishmërisë për ndihmë një shans për më tepër drejtësi:

"Ne duhet të kuptojmë se njerëzit me fatet e tyre nuk na lënë ne pa prekur. Kur ata nuk kanë perspektivë për një jetë të denjë, shanse për fëmijët e tyre, atëherë kjo nuk do të kalojë pa ndikim për Evropën tonë të pasur, për Gjermaninë dhe Amerikën. Dhe prandaj ne duhet ta kuptojmë botën si një të vetme- edhe nëqoftëse ne i shohim njerëzit që e mbështesin njëri-tjetrin, atëherë kjo tregon se kjo vetëdije është e pranishme."