Gati grupi i negociatorëve | Politika | DW | 13.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Gati grupi i negociatorëve

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka përcaktuar anëtarët e grupit negociator të Kosovës për bisedimet e mundshme për statusin final të vendit

default

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, deklaroi sot, se ai do t’i prijë ekipit negociator të Kosovës në bisedimet e mundshme për statusin final të saj. Këtë deklaratë, presidenti Rugova e bëri menjëherë pas kërkesës së shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, drejtuar udhëheqësve kosovarë që të përshpejtojnë me përgatitjet për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës. Presidenti Rugova, në një deklaratë të shkruar, njofton se ai si udhëheqës i vendit në grupin negociator do të përfshijë edhe Kryetarin e e Kuvendit, Nexhat Dacin, Kryeministrin, Bajram Kosumi dhe udhëheqësit e dy partive më të mëdha të opozitës, Hashim Thaçin nga PDK-së dhe Veton Surroin nga partia ORA. Meqë në grupin negociator do të jenë edhe udhëheqësit politik që nuk janë në pushtet, presidenti Rugova, kërkon nga opozita që t’i lërë mënjanë divergjencat partiake dhe të bashkohet në përgatitjet për statusin përfundimtar të vendit.

Presidenti Rugova, ka emëruar sot edhe koordiantorin e grupeve punuese që do të përgatisin dokumente të nevojshme në bisedat për statusin. I emëruari është publisisti, Blerim Shala, që për presidentin është një figurë jopartiake e respektuar. Blerim Shala, do të bashkërëndojë punën e grupeve punuese që nga sot dhe ai është i obliguar që t’u raportojë udhëheqësve politikë pas dy javësh me një plan për të çuar punën përpara. Z. Shala do të raportojë në mënyrë periodike për ecurinë e punës së grupeve të punës dhe do të kërkojë miratim politik prej udhëheqësve të partive të përfshirë në Forumin Politik të Kosovës. Presidenti Rugova, pas emërimit të ekipit negociator, sic thotë ekipit të unitetit, kërkon nga Kuvendit i Kosovës që të miratojë këtë përcaktim, ndërsa, nga qeveria kërkon që t’i sigurojë fondet e nevojshme për punën e grupeve punuese. Ky është moment historik për Kosovën dhe me angazhimet serioze dhe unitetin në përgatitjet për bisedat eventuale për statusin përfundimtar, thotë presidenti Rugova, do t’i tregohet botës se Kosova është e gatshme të zërë vendin e vet në bashkësinë e shteteve të lira e të pavarura.

  • Data 13.09.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtO
  • Data 13.09.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtO