Sturm Ölleck
23 Korrik 2010Ky është një lajm i mirë nga Gjiri i Meksikës: Kapaku provizor, që pengon që prej një jave derdhjen e naftës, do të qëndrojë aty ku është.
"Nuk është e domosdoshme që kapaku të hiqet për arsye sigurie",
thotë përfaqësuesi i qeverisë amerikane për menaxhimin e krizës në Gjirin e Meksikës, Thad Allen. Megjithë stuhinë tropikale Bonnie, e cila ka mbërritur ndërkohë në Gjirin e Meksikës, kapaku nuk do të hiqet.
"Ne kemi rënë dakord, është më mirë, që vrima të qëndrojë e mbuluar. Edhe pse për shkak të stuhisë dhe dallgëve të larta nuk është më e mundur që të kontrollohet kapaku. Për të kontrolluar, nëse prej rritjes së presionit të naftës, që krijohet prej saj do të dëmtohen më tej linja shkarkuese apo vrima e shpimit. Prandaj kapaku, edhe nëse ne nuk do të mund të kontrollojmë për një farë kohe të çarën e shpimit për shkak të stuhisë tropikale, do të qendrojë", tha i ngarkuari i Obamës, Thad Allen.
Gjendje e jashtëzakonshme në Gjirin e Meksikës
Natën duke u gdhirë e premte (23.7.) moti në Gjirin e Meksikës u keqësua mjaft. Pikërisht shteti federal i Luizianës, para bregdetit të të cilit u fundos me 22 prill platforma e naftës Deepwater Horizon dhe që është më i prekuri nga pasojat e katastrofës së naftës, shpalli në mbrëmjën e së enjtes gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për shkak të stuhisë tropikale.
"Përse kemi tani gjendje të jashtëzakonshme? "
pyet gazetari i stacionit televiziv amerikan CNN.
"Fare thjesht, sepse era ka shkuar nga 35 në 40 milje, duke arritur nivelin e një stuhie tropikale", thotë eksperti i motit.
Pritet që moti të keqesohet shumë në fundjavë. (24.7./25.7.). Dhe kështu bëhen të parealizueshme të gjitha planet për të mbyllur me baltë dhe çimento vrimën e shpimit dhe për ta vulosur pastaj atë përfundimisht.
"Stuhia mund ta shtyjë me ditë, ndoshta me javë mbylljen përfundimtare të së çarës së shpimit."
tha zëvendëspresidenti i BP-së, Wells. Sepse platforma zëvendësuese për shpimin e linjave shkarkuese duhet të largohet dhe të hiqet që andej e para. Përveç kësaj, të gjitha anijet speciale, që thithin naftën në sipërfaqen e ujit, duhen nisur për në porte të sigurta. Stuhia dhe dallgët detyrojnë të rrinë duarkryq ata, që luftojnë kundër përhapjes së naftës së derdhur.
Nga ana tjetër familja e presidentit përqiqet të demonstrojë aktivitet: Michelle Obama shkon sot në Mississippi, për të biseduar me peshkatarët për gjendjen e tyre aktuale. Dhe e gjithë familja e presidentit do ta kalojë një fundjavë pushimesh në gusht në Gjirin e Meksikës, banorët e të cilit humbasin miliarda nga rënia e turizmit.
Autor: Ralf Sina/Ina Verbica
Redaktoi: Auron Dodi