Fundi i revolucionit portokalli | Evropa | DW | 08.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fundi i revolucionit portokalli

Shumicë e re në parlamentin ukrainas

Viktor Janukoviç dhe Viktor Jushçenko

Viktor Janukoviç dhe Viktor Jushçenko

Pas shkëputjes së socialistëve nga koalicioni pro perëndimor "portokalli", në Ukrainë partitë pro ruse krijuan të premten në mbrëmje një koalicion të ri qeveritar. Në prani të gazetarëve përfaqësues të Partisë së Rajoneve nënshkruan marrëveshjen e koalicionit me socialistët. Kryetar ri i qeverisë është propozuar ish kryeministri Viktor Janukoviç, kryetar i Partisë së Rajoneve.


Kjo është kthesa pas kthesës, dhe ndoshta fundi i revolucionit portokalli. Viktor Janukoviç, manipuluesi i zgjedhjeve në 2004 dhe kandidat i dështuar për president është përsëri në rrugën drejt pushtetit. Posti i kryeministrit duket se është shumë afër.

"Jemi të gjithë të mendimit se nuk duhet të humbasim më kohë. Prandaj duhet të krijojmë sa më shpejt një qeveri dhe të hartojmë një program për zgjidhjen e krizës." Kështu u shpreh Janukoviç të premten në mbrëmje pasi kishte nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me kryetarët e partive komuniste dhe socialiste. Vetëm 48 orë më parë në Kiev dukej se partitë e revolucionit do të krijonin një maxhorancë bashkë me socialistët, por më pas gjërat ndryshuan. Socialistët kërkuan postin e kryetarit të parlamentit, partitë e revolucionit nuk pranuan dhe atëherë socialistët kaluan në kampin tjetër, tek konservatori Janukoviç. Një përfaqësues i partisë socialiste u shpreh: "Marrëveshja jonë qëndron. E reja është se edhe deputetë të partive të tjera mund të votojnë për të. Kushdo kërkon më të mirën për Ukrainën mund të hyjë në rradhët tona."

Në Kiev qarkullojnë zëra se Janukoviç disponon rreth 250 milionë dollarë të cilat do t'i përdorë për të blerë deputetë, por informacionet sigurisht nuk mund të verifikohen. Në mënyrë të çuditshme edhe komunistët që ndryshe janë gjithnjë në opozitë janë bashkuar këtë herë me Janukoviçin. Kryetari i tyre Pjotër Simonenko:
"Presidenti ka tani edhe plot 15 ditë kalendarike për të miratuar qeverinë. Deri në fillimin e pushimeve do të dimë me siguri se kush do të jetë kryeministri i ri."

Parlamenti pritet të votojë të martën e ardhshme për kandidaturën e Janukoviçit si kryeministër. Tre partnerët e koalicionit i bashkon refuzimi për anëtarësimin e Ukrainës në Nato. Por me kaq të përbashkëtat mbarojnë. Gjatë revolucionit socialistët mbështetën Julia Timoshenkon dhe Jushçenkon, por që prej ditës së premte jo më. Në grupin e socialistëve janë 12 kundërshtues të cilët nuk do të votojnë në asnjë mënyrë pro Janukoviçit. Por nga ana tjetër mbështetës të ish kryeministrit gjenden edhe në rradhët e deputetëve të kampit portokalli. Duket se Janukoviç do të marrë kështu një shumicë të mjaftueshme. Julia Timoshenko e cila donte të merrte postin e kryeministres foli për një zhvillim të trishtueshëm. Përpjekjet e revolucionit do të shkonin dëm tha ajo, dhe revanshistët do të triumfonin.

  • Data 08.07.2006
  • Autor Hermann Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAg
  • Data 08.07.2006
  • Autor Hermann Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAg