1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franc Muntefering shef i ri i socialdemokratëve gjermanë

Jens Thurau22 Mars 2004

Franc Myntefering është zgjedhur shef i fraksionit të Socialdemokratëve gjermanë me një rezultat që nuk e ka ëndërruar askush. Në Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë, të dielën në Berlin, ai detyrën e kryetari të partisë e mori pas dorëheqjes së kancelarit të Gjermanisë Gerhard Shrëder, i cili pesë vjet ishte kryetar partie.

https://p.dw.com/p/Ar7A
Franc Myntefering, shef i ri Partisë Socialdemokrate
Franc Myntefering, shef i ri Partisë SocialdemokrateFotografi: AP

Sakatësisht në orën 15.36 përfundoi mandati i kancelarit Gerhard Shrëder në postin e shefit të partisë. Kongresi i jashtëzakonshëm në Berlin për kryetar të ri të partisë zgjodhi Franc Myntefering. Nga 471 vota të vlershme, 448 ishin për 64 vjeçarin Muntefering që do të thotë më shumë se 95 për qind. Kjo emocionoi edhe vetë Myntefering-un:

"Të dashur shokë dhe shoqe ju falenderoj për zgjedhjen që më bëtë, për rezultatin dhe për besimin që më dhatë. E di që me këtë më obligoni shumë, por unë do të përpiqëm që të shpaguaj besimin dhe përmbush detyrën"


Myntefering më parë, 525 delegatëve u ishte drejtuar me fjalët se po jetojmë në kohë të vështira. Në historinë 141 vjeçare, Partia socialdemokrate ka bartur shpesh përgjegjësi për vendin edhe në kohëra turbulente, por i ka përballuar ato gjithmonë me vendosmëri, tha ai duke shtuar:

"Ne kemi diskutuar gjithmonë me vrull dhe pasion dhe këtë e bëjmë edhe sot. Dhe është mirë që bëjmë kështu. Unë nuk dua parti të qetë, dua parti ku të ketë kontradita dhe ato të diskutohen, dhe kjo është mirë. Ne duhet të kemi edhe një kulturë të grindjes të kritikës për gjërat kur nuk shkojnë mirë dhe kur mungon përgjegjësia. Por, edhe forca për të gjetur kompromis është gjë e mirë, shokë dhe shoqe të dashur! Por, kur të merret një vendim atëherë duhet të gjithë me vendosmëri ta jetësojë atë, ndryshe në polikë nuk shkon."

Në fjalimin e tij të fundit në postin e shefit të partisë kancelari Shrëder bëri thirrje të mos hiqej dorë nga kursi politik i reformve të nisura. Franc Myntefering dhe ai janë të vendosur tha Shrëder të ndjekin rrugën e agjendës 2010. Shrëder ka shpaluar të gjitha temat e rëndësishme gjatë qeverisjes së tij në detyrën e kancelarit, që nga reformat, pjesëmarrjen në luftën e ballkanit dhe kundërshtimit të luftës në Irak, ndërsa për rolin e tij në parti dhe ndarjen nga detyra e shefit ai tha:

"Nuk e kam të lehtë ndarjen nga posti i kryetarit të partisë. Të jesh pasues i August Bebelit dhe Willi Brantit ka qenë nder i madh për mua, prandaj mund të them dhe dua që ju ta dini se kam qenë kranar dhe kam pasur fatin të isha kryetar i kësaj partie të madhe, partrisë më të vjetër demokratike të Gjermanisë." Shrödera bëri këtë rezyme:

"Franc është njeriu më i mirë që mund ta ketë partia jonë në këtë post. Dhe, unë jam i sigurtë se ndarja e punëve do të jetë e drejtë, do të ketë vendosmëri dhe kjo do ta bëjë partinë më të fortë."

Në postin e sekretarit të përgjithshëm në vend të Olaf Shloc, që nuk pati fat u zgjodh deputeti i Bundestagut nga Berlini Klaus Uve Beneter. Sholc-it i është hedhur faji se nuk ka punuar në mënyrë të mjaftueshme për t´i sqaruar esencën e reformave bazës së partisë dhe popullit. Në anketat e fundit partia Socialdemokrate ka marrë më pak se 30 për qind të vota të anketuarve.