1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fondacioni i shkencës - Burim i rëndësishm për Gjermaninë si zonë ekonomike

Henrik Boehme26 Prill 2005

Ndër burimet më të rëndësishme të Gjermanisë si zonë ekonomike është potenciali i shkencës dhe punës kërkimore. Por ky sektor në Gjermani vazhdon të kenë vështirësi me financimin, ndaj shoqata e fondacioneve Gjermane të Shkencës bën thirrje me insistim që të nënshkruhet e ashtuquajtura paketa për kërkimet shkencore.

https://p.dw.com/p/Ar40

Në kuadër të këtij programi federata dhe landet duan që të investojnë gati 2 miliardë euro për punën kërkimore në fushat kryesore. Ndërkohë ndërmarrjet gjermane nën mbikqyrjen e shoqatës së fondacioneve për shkencën me seli në Esen qysh prej shumë vitesh financojnë shkencën dhe punën studimore.

Aktualisht donatorët e shkencës janë të interesuar që t´u ofrojnë studjuesve të rinj mundësi më të mira punësimi pas studimeve, në mënyrë që ata të mos largohen nga Gjermania. Për këtë arësye ndërmarrjet i vënë shuma të konasiderueshme në dispozicion shoqatës së donatorëve të shkencës, vë në dukje Dr. Angela Lindnder: "Ne kemi aktualisht rreth 3.000 antarë, prej tyre 100 ndërmarrjet më të mëdha në Gjermani. Këto financojnë çdo vit me rreth 100.000 euro deri në disa milionë për shkencën. Vitin e kaluar ndërmarrjet vunë në dispozicion për punën kërkimore rreth 30 milionë euro."

Për t´i bërë ballë konkurrencës, ndërmarrjet investojnë edhe për produktet e veta për shkencën dhe zhvillimin e teknologjisë. Por në sfondin e vështirësive të konjukturës këto financime janë frenuar disi. Krahasuar me vitin 2001 buxheti i shkencës është shkurtuar me 1,7% dhe rreth 46 muiliardë euro janë vënë në dispozcion të projekteve të vet ndërmarrjeve.

Këtë vit për të mos humbur ritmin në garën ndërkombëtare, firmat gjermane duan t´i rrisin donacionet për shkencën me rreth 2,5%. Ky është rezultat i hulumtimeve që ka bërë shoqata e ndërmarrjeve donatore dhe sipas saj impulset për një tendencë të tillë i ka dhënë industria e automobilëve. Qysh tani një në tre euro të financuara për punën kërkimore derdhet në projektet për konstruktimin e automobilëve. Fakti që ndërmarrjet deri tani nuk i kanë shkurtuar donacionet ka bëjë me përfitimin që kanë vet ato, thekson znj. Lindnder: "Natyrisht që ato kanë interesin e tyre. Ato duan që shkenca dhe arsimi në Gjermani të jenë të afta për konkurrencën ndërkombëtare. Kjo pasi vet ndërmarrjet kanë nevojë për njerëz dhe menaxherë të kualifikuar. Kjo ka të bëjë me nevojën që kanë ndërmarrjet për një shkencë të nivelit të lartë për të zhvilluar produktet e tyre. Të ardhurat më të mëdha ndërmarrja mund t´i realizojë nëpëmrjet produkteve të reja."

Në periudha të vështira ekonomike edhe ndërmarrjet e mëdha nuk e kanë të lehtë që të japin donacione për punën kërkimore dhe ato përpiqen ta justifikojnë këtë pranë shoqatës së donatorëve: "Natyrisht që krijohen edhe situata të tilla që ndërmarrja është e detyruar p.sh. për çdo financim t´i japë llogari këshillit profesional, për të sqaruar, se përse duhen shpenzuar këto para në një kohë që shkurtohen edhe vendet e punës. Por në këtë drejtim ne i mbështesim ndërmarrjet me argumenta të forta në mënyrë që edhe këshillat profesinale ta kuptojnë rëndësinë e donacioneve për shkencën."

Eshtë e qartë nga hiçi nuk vjen gjë. Ndaj edhe donatorët e dinë këtë. Shoqata e ndërmarrjeve donatore të shekncës ka hartuar edhe një listë të antarëve të saj, në mënyrë që gjithkush ta dije se kush është kush. Kjo listë përfshin emra koncernesh të tillë si Allianz, Deutsche Bank apo DaimlerChrysler e Thyssen-Krupp. Përveç kësaj studujesit e shkollave të larta përfitojnë edhe nga fondacione të tjera të krijuara enkas për shkencën: "Ne kemi gati 400 fondacione me një kapital të përgjithshëm prej 1,5 miliardë eurosh."

Duhet të kemi parasysh që për nxitjen e shkencës dhe të punës këkrimore ndërmarrjet duhet të ruajnë fondet e tyre për këtë qëllim. Këto fonde megjithatë variojnë sipas gjendjes së buxhetit në nivel federate.