1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fildel Kastro figurë e ndritshme për shumë latino-amerikanë

20 Shkurt 2008

Nuk ka edhe aq shumë shkaqe për të vajtuar dikur për Kubën e Fidel Kastros. Për fat të keq ka po kaq pak shkaqe për t'u gëzuar për alternativën e parashikueshme.

https://p.dw.com/p/DAWv
Autobiografia e Fidel Kastros

Dorëheqja e Fidel Kastros nga të gjitha postet shtetërore dhe partiake në Kubë komentohet sot nga disa gazeta gjermane.

Në gazetën TAGESSPIEGEL të Berlinit ndër të tjera lexojmë:

"Kastro ka mbetur një figurë e ndritshme për shumë latino-amerikanë. Sepse çdo ditë e ekzistencës së tij ndihej si fitore kundër SHBA. Kjo ndjenjë e latinove ndaj fqinjit të fuqishëm në Veri nuk ushqehet vetëm nga politika e tij hegjemoniale, por edhe nga një kompleks i thellë inferioriteti. Kastro i kundërshtoi gringot dhe prandaj që sot ai është në një radhë me luftëtarët e lirisë Simon Bolivar ose Emiliano Zapata."

Nga gazeta FRANKFURTER RUNDSCHAU shkëpusim:

"Eksperimenti i ngritjes në tokën e një revolucioni antikapitalist të një kompromisi historik midis lirisë dhe socializmit, në Kubën e Kastros nuk u zhvillua. Meqenëse kemi një situatë të tillë, prognoza nuk mund të jetë shumë optimiste. Shumë, para së gjithash të rinj, do të largohen dhe ndikimi nga jashtë për të imponuar një sistem sipas modelit perëndimor, sigurisht nuk do të pushojë. Nuk ka edhe aq shumë shkaqe për të vajtuar dikur për Kubën e Fidel Kastros. Për fat të keq ka po kaq pak shkaqe për t'u gëzuar për alternativën e parashikueshme".

Ja së fundi edhe STUTTGARTER ZEITUNG:

"Çfarë do të mbesë nga miti i komandantit? Kohët kanë ndryshuar rrënjësisht. Në vend të lojës politike të pushtetit midis SHBA dhe oborrit të tyre të pasëm kanë dalë në pah varësi reciproke, të krijuara nga globalizimi. Jo që me këtë nuk ka më rëndësi çështja e pushtetit, por ajo sot shtrohet krejt ndryshe nga koha e luftërave guerilase të Kastros në Sierra Madre."