Festohet 15 vjetori i rënies së murit të Berlinit - Fjalimi i presidentit Horst Këler | Gjermania | DW | 03.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Festohet 15 vjetori i rënies së murit të Berlinit - Fjalimi i presidentit Horst Këler

Qysh në vitin 1990 3 tetori është shpallur dita kombëtare e ribashkimit në Gjermani. Çdo vit kjo ditë festohet në landin që mban presidencën e radhës në Këshillin Federal, Bundesrat. Këtë vit është landi i Tyringenit kryesues i këtij forumi, ndaj ceremonia qendrore u zhvillua në Erfurt.

Presidenti i Gjermanisë Horst Këler

Presidenti i Gjermanisë Horst Këler


Në kryeqytetin e landit të Tyringenit, Erfurt, mesha ceremoniale në katedrale dhe më pas fjalimi i presidentit të republikës Horst Këler shënuan pikën kulmor etë festiviteve me rastin e 15 vjetorit të rënies së murit të Berlinit dhe 14 vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë. Në fjalimin përpara të ftuarve presidenti Këler u ndal në procesin historik të shembjes së perdes së hekurt: "15 më parë ne ishim të ndarë nga muret, telat me gjemba dhe minat. Në asnjë vend tjetër të botës nuk ishin përqëndruar kaq shumë ushtarë, tanke e raketa sa në tokën gjermane."

Duke përshkruar ndarjen e dhimbshme, Këler theksoi rëndësinë e procesit të hapjes. Ndonëse janë bërë edhe gabime tha ai, sepse atëherë mungonte koha dhe vizioni, për të përmbushur përpara ribashkimit të paktën disa reforma të nevojshme në Perëndim politikanë drejtues morrën vendimin e duhur: "Koha nuk priste më, askush nuk e dinte se për sa kohë do të mbetej e hapur porta e ribashkimit. Ishte dhe mbetet e drejtë që Helmut Kohl dhe Lotar de Maizriere vepruan me vendosmëri, për ta arritur sa më shpejt bashkimin."

Gjermania sot ka probleme. Vecanërisht në Lindje edhe sot pas 15 vjetësh vështirësitë janë të mëdha, kuota e papunësisë është shumëë e lartë, pagat janë më të ulëta krahasuar me Perëndimin. Por edhe landet perendimore po përballen me probleme dhe vështirësi financiare. Por sipas presidentit Këler, arëyet për vështirësitë e sotme nuk janë vetëm në Lindje: "Republika e vjetër që në vitin 1989 pati lënë pasdore shumë ndryshime që ishin të domosdoshme. Dhe më pas për ndërtimin e Gjermanisë Lindore ne kemi pritur që të bëhet shumë dhe shpejt."


Presidenti i bëri thirrje politikës që ta ndjekë me konseguencë kursin e nisur të refomrave në sistemin e sigurimeve sociale duke nënvizuar edhe nevojën e reformave në fushën e arsimit dhe të rendit: "Më shumë vende pune, një sistem arsimor i niveleve botërore, angazhimi me masë i shtetit si dhe një rend modern federal, janë katër hapat e domosdoshme për të dalë nga kriza", nënvizoi Këler.

Në një sfond të tillë presidenti i Gjermanisë Horst Këler në fjalën e rastit, u bëri thirrje qytetarëve për më shumë besim në ndërtimin e Lindjes së vendit dhe në përballimin e reformave:"Gjermania ndodhet përpara një "mali me detyra", gjë që disa shtetasve u duket si e papërballueshme. Por theksoi më tej presidenti gjerman, "ne mund dhe duhet ta kapërcejmë këtë mal. Nëse ne qëndrojmë së bashku dhe përpiqemi së bashku do t´ia dalim mbanë. E përse të mos jemi të gëzuar? Gjermania është një vend i bukur dhe zoti e bekoftë atdheun tonë", me këto fjalë e përfundoi fjalimin e tij emrastin e 15 vjetorit të rënies së murit të Berlinit Presidenti i republikës Horst Këler.

  • Data 03.10.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5d
  • Data 03.10.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5d