Evropa- akcenti i ri i politikës së jashtem japoneze | Politika | DW | 10.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Evropa- akcenti i ri i politikës së jashtem japoneze

Mbi vizitën e kryeministrit japonez Abe në Gjermani. Japonia synon të fitojë edhe fuqi politike

Kryeministri japonez, Abe dhe kancelarja, Merkel në Berlin

Kryeministri japonez, Abe dhe kancelarja, Merkel në Berlin

Për dy dekada e gjysëm Japonia ka ndjekur vetem një qëllim: Të kapërcente krizën e saj ekonomike dhe të ristabilizohej si forcë ekonomike. Që kur kjo është arritur, Japonia ka një tjetër mantra politike: sigurinë. Shumë faktorë luajnë këtu rol. Terrorizmi nderkombetar, armatosja atomike dhe me raketa e Koresë së Veriut, zhvillimi i Kinës. Prandaj Japonia e ridefinon rolin e saj dhe detyrat në planin nderkombetar. Dhe fokusimi tek Evropa luan këtu një rol të madh.

Kaloi ajo kohë kur Japonia merrej në konsideratë vetëm ekonomikisht. Tani vendi do të fitojë edhe fuqi politike dhe të veprojë përkatësisht. Për strategjinë e re të politikës së jashtme udhëtimi në Evropë i kryeministrit Shinzo Abe këtë jave sipas gazetës Yomiuri është një "gur themeli". Por paraardhësi Koizumi ishte i fiksuar fort në aleancën japoneze amerikane dhe ndryshe nga shtetet e tjera evropiane, i ka qëndruar besnik SHBA-ve në luftën në Irak. Tani Tokio ka kuptuar me pak vonesë, se BE e ka kapërcyer ndarjen e vjetër të kontinentit. Japonia nuk do që t´i kalojë ky zhvillim.

Ndersa kryeministri Abe këtë javë do të zhvillojë vizita në Evropën Perëndimore, ministri i tij i jashtëm Taro Aso viziton kater shtete evropianolindore, për të theksuar këtë këndvështrim të ri të politikës së jashtme japoneze, nder ta Hungarinë dhe Rumaninë. Për fokusin e ri të Japonisë në Evropë Gjermania është dyfish e rëndësishme: Nga njëra anë të dy vendet i lidh një miqësi shumëvjeçare dhe bashkëpunim intensiv. Nga ana tjetër Gjermania ka tani kryesinë e rradhës të BE dhe të shteteve të G 8.

Në takimin e tyre këtë të merkurë në Berlin kryeministri Abe dhe kancelarja Angela Merkel do të nënshkruajnë vetëm një marrëveshje partneriteti për teknikën e mbrojtjes së ambientit. Kjo marrëveshje do të kontribuojë që Kina dhe India të pakësojnë emisionet e tyre për gazrat e efektit serë. Por në bisedë me Merkelin Abe do të shpjegojë edhe kursin e ashpër të sanksioneve kundër Koresë së Veriut. Nga ana tjetër ai do të kërkojë të arrijë mirëkuptimin për vetëdijen e re të Japonisë në politikën e jashtme. Vendi i tij do të stabilizojë rendin e ri boteror, sqarimi japonez, dhe nuk do të kthehet në asnjë mënyrë në militarizmin e kohës së perandorisë.

Edhe në Bruksel Abe, i cili është në pushtet që prej shtatorit 2006, do të prezantojnë po të njëjtat gjëra. Ai do të bisedojë me presidentin e komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso edhe në lidhje me një samit të Japonisë me BE-në në fillim të qershorit. Të premten kryeministri japonez do të flasë para këshillit të Atlantikut Verior. Vizita në Nato kategorizohet si "historike" dhe është etapa më e rëndësishme e udhëtimit të Abes.

Japonia bën pjesë tek vendet jashtë zonës së Atlantikut, me të cilat Nato në të ardhmen do të bashkëpunojë më ngushtë. Japonia ka ndihmuar për çarmatosjen e muxhahedinëve afganë dhe kthimit të tyre në një jetë civile, ndersa Nato-ja luftonte talibanët. Një bashkëpunim me i ngushtë ushtarak ndermjet Japonisë dhe NATO-s mund të jetë i mundur, n.q.se hiqen kufizimet pacifiste të kushtetutës japoneze, siç tenton kryeministri Abe. Më shumë se 60 vjet pas luftës së dytë botërore Japonia të martën për herë të parë i ka vendosur forcat e armatosura nën drejtimin e një ministrie mbrojtjeje.

  • Data 10.01.2007
  • Autor Martin Fritz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqnR
  • Data 10.01.2007
  • Autor Martin Fritz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqnR