1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erhard Busek emërohet këshilltar i Qeverisë së Maqedonisë

20 Tetor 2006

Koordinatori i posaçëm i Paktit për Stabilitet për Evropën juglindore, Erhard Busek, pos promovimit të Këshillit rajonal për bashkëpunim midis vendeve të Evropës juglindore, nga Shkupi për në Vjenë kthehet edhe me një post të ri. Ai u emërua këshilltar i Qeverisë së Maqedonisë për thithjen e investimeve nga jashtë dhe për politikën e jashtme.

https://p.dw.com/p/Arbq
Erhard Busek
Erhard BusekFotografi: dw-tv

Kryeministri Nikolla Gruevski, është i bindur se diplomati austriak Erhard Busek, do të japë kontribut të rëndësishëm me këshilla, ide dhe kontakte, në punën e Qeverisë për afrimin e Maqedonisë drejt BE-së. Si këshilltar i Qeverisë, Busek është zotuar se do të shfrytëzojë tërë rrjetin e tij dhe pozicionin që ka në Paktin për Stabilitet që të nxisë zhvillimin e Maqedonisë.

Pas antarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në BE, Maqedonia do të jetë rrëfim i sukseshëm i radhës në rajonin e Evropës juglindore, vlerëson Busek.“Mos më pyetni për data. Ajo që është me rëndësi për Maqedoninë dhe vendet e rajonit është plotësimi i kushteve. Sa më shumë që i afroheni rregullave të BE-së, aq më pak BE-ja do të mund t”ju refuzojë “ - thotë Busek.

Angazhimi i ekspertëve nga jashtë nga ana e kryeministrit Gruevski nuk paraqet ndonjë risi në Maqedoni. Analisti politik Gjyner Ismail, thotë se nëse nuk do të ndërtohet ndonjë fabrikë që do të angazhojë disa mijëra punëtorë do të jetë i padukshëm angazhimi i ekspertëve të huaj. Edhe pse nga analistë të vendit , angazhimi i ekspertëve të huaj nuk është pritur me adhurim, kryeministri Nikolla Gruevski është këmbëngulës në realizimin e idesë së tij që në institucionet e rëndësishme të angazhojë ekspertë nga jashtë sepse, sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të çrrënjoset koruspioni, krimi i organizuar dhe nepotizmi në Maqedoni që kanë lëshuar rrënjë të thella në çdo pore të shoqërisë.

Pas shkarkimit të prokurorit publik, Alleksandar Prçevski, nga ana e Parlamentit, veprimi i këtij institucioni ka ngelur në vakum meqë nga Qeveria po kërkohen modalitete për angazhim të ndonjë prokurori publik nga vendet e BE-së.