Emancipimi i sferës financiare nuk ka ndodhur vërtet
19 Shtator 2008Gazeta "Dresdner Neueste Nachrichten" shkruan:
"Duke e quajtur gabim teknik, gabimin kolosal të menaxherëve të paguar mirë të Bankës KfW, Ministri i financave Shtajnbryk e zbut dëmin e shkaktuar nga ai. Taksapaguesit, të cilët në fund të fundit do të paguajnë për këtë gabim, duhet të presin më shumë nga shkaktarët, se sa një hedhje hi syve e kësaj natyre. Gabime të tilla duhet të kenë edhe koseguenca në persona të caktuar. Opozita ka të drejtë kur kërkon që KfW-së t`i hiqet "oksigjeni artificial" me të cilën po mbahet në jetë, sepse banka ka humbur miliarda euro gjatë shpëtimit të IKB-së dhe menaxhimi i rreziqeve prej bankës duket se po bëhet shpejt e shpejt. Ashtu si dhe bankat private edhe KfW duhet të vendoset nën kontrollin e bursës, sepse kontrolli juridik dhe fianciar nga ministria e financave nuk po funksionin si duhet."
Gazeta "Westdeutsche Zeitung" e Dyseldorfit merret me debatet e buxhetit dhe fjalimin e ministrit të financave Shtajnbryk:
"Edhe nëse ministri i financave thotë se rreziqet e uljes së zhvillimit nuk janë aq të mëdha, dhe e bën këtë për ta shtyrë mbajtjen e postit deri në zgjedhjet e reja, është e sigurt se ai ka dështuar në detyrën e tij për të ulur borxhet, po ashtu siç dështoi dhe pararendësi i tij, ish ministri Hans Ajhel ( Hans Eichel). Por Ajheli nuk kishte shance për mbushjen e gropës buxhetore, Shtajnbryku i pati ato. Zhvillimi ekonomik i dha atij miliarda, po ashtu si taksat mbi vlerën e shtuar dhe reforma sociale. Po ashtu, duke qenë pjesë e koalicionit të madh ai nuk pati nevojë të kalonte bllokadat e Këshillit Federal, këshill që ja kthente shpesh mbrapsht Ajhelit planet e kursimeve."
Gazeta "Berliner Zeitung" i kushtohet po ashtu pasojave të krizës financiare:
"Emancipimi i sferës financiare, ndarja e saj nga bota reale nuk ka ndodhur vërtet. Spekullimet mbeten pjesë e asaj, për të cilën spekullohet. Çmimet e shtëpive bien, por hipothekat mbeten të pandryshuara, megjithëse i gjithë konstrukti financiar i merr kështu frymën vetes së vet. Atëherë bilancet e gjithë botës financiare dalin me humbje, dhe kjo i kushton të gjithëve edhe më shtrenjtë. Bankat duhen shpëtuar duke ju dhënë miliarda reale të marra nga taksat, duke shkatërruar kështu mijra vende reale pune. Por edhe kredidhënësit rregullojnë bilancet e tyre, duke rritur përqindjet ose duke mos dhënë kredi të tjera. Ky është rreziku për të cilin sot kërkush nuk mund të thotë sa i madh është."