1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomia gjermane e kaloi stanjacionin

Karl Zawadzky24 Tetor 2005

Ekonomia në Gjermani e kaloi periudhën e stanjacionit dhe ndodhet në kurs ngjitjeje. Zhvillimi ekonomik pritet të jetë 1,2 për qind.

https://p.dw.com/p/Ar2V
Kuartieri i Bankës Gjermane, Frankfurt
Kuartieri i Bankës Gjermane, FrankfurtFotografi: AP


Prognozat ekonomike janë pozitive

Me prognozën e fundit për zhvillimin ekonomik të Gjermanisë, ministri ekonomisë, Wolfgtang Clement u nda nga superoptimizmi i zakonshëm zyrtar. Ai vlerësoi, se zhvillimi ekonomik vitin tjetër nuk do të jetë më i lartë, se ai i vlerësimeve të bëra nga institutet e studimeve ekonomike, por do t´i përmbahet prognozave të tyre, që thonë se zhvillimi ekonomik do të jetë në vitin 2006 në nivelin e 1,2 për qindshit. Kështu Ministri Clement uli shifrën e shpresuar deri tani prej tij me 0,4 për qind. Kjo prognozë zhvillimi është bazë e mirë fillimi për pasuesin në post, ministrin Edmund Stoiber, i cili e merr këtë detyrë.

Prognozat do jenë bazë për përcaktimin e buxhetit


Shumë tregues thonë se gjendja nuk do të keqësohet më tepër. Jo vetëm kaq, disa tregues madje thonë, se vitin tjetër ekonomia do të jetë në gjendje më të mirë. Për një ministër është me e këndshme të njoftojë lajme të tilla, se sa të flasë për konjuktura në rënie.

Kjo prognozë zhvillimi do jetë baza paraprake për vlerësimet zyrtare qeveritare të taksave, të cilat pritet të bëhet muajin e ardhshëm. Vlerësimi i taksave do të pasohet me përcaktimin e buxhetit për vitin tjetër. Por edhe në vlerësimin e taksave nuk pritet të ketë lajme të këqija. Përkundrazi, që prej disa muajsh mbledhja e taksave po bëhet sipas planifikimeve, fakt që tregon se ekonomia gjermane e ka kapërcyer fazën e stanjacionit të fillimit të vitit dhe ka marrë kursin e ngritjes. Ky nuk është vetëm një lajm i gëzuar, por është edhe lajm që nuk pritej, sepse vitin e kaluar vlerësimet e taksave përfunduan për fat të keq me prognozën për defiçite të tjera të buxhetit.

Ekonomia ka marrë veten

Ekonomia gjermane, e cila e filloi këtë vit me zhvillim zero, po tregon se e ka marrë veten. Vërtet që fuqia blerëse është duke u rritur shumë ngadalë për shkak të çmimit të naftës, çka nuk është për t`u çuditur, por ajo nuk është duke i zënë frymën para kohe zhvillimit. Përkundrazi, fuqia blerëse po bëhet nga tremujori në tremujor më e fortë, dhe baza e zhvillimit ekonomik po zgjerohet. Kjo ka të bëjë kryesisht me marrjen e kontratave dhe prodhimin e industrisë. Këto nuk po përfitojnë vetëm nga eksporti i madh, por edhe nga investimet në vend. Meqenëse kapaciteti për të marrë kontrata të reja është i lartë, meqenëse sipërmarrjet janë duke fituar shumë mirë, dhe përqindjet e bankave janë të ulta, do të bëhet atraktiv edhe investimet në rritje. Kështu sipërmarrjet kalojnë sërish në kurs ekspandues.

Kursi ekkonomik është në ngjitje

Kjo do të ketë ndikim në tregun e punës, në të cilin niveli i punësimit ka rënë për shkak të shkurtimeve të personelit të bëra në vitet e fundit. Kjo do të thotë, se kur ekonomia fillon të zhvillohet me 1 për qind, rritet nevoja për vende të reja pune, vetëm se kjo rritje nevoje ndodh pjesërisht në grupin e punëve me rroga të ulta. Megjithatë, shtimi i vendeve të punës i shoqëruar me uljen e papunësisë, i pret burimet pesimizmit shumëvjeçar dhe shton optimizmin. Kjo bën që konsumi privat, i cili është sa gjysma e prodhimit bruto në vend, të kapërcejë periudhën e stanjacionit. Zhvillimi aktual është ende shumë i brishtë, por të gjithë treguesit thonë kursi ekonomik është në ngjitje, megjithëse kjo ngjitje është e ngadaltë dhe e mundimshme.