Egjipti - Stacioni i fundit i Bushit
16 Janar 2008Këtë radhë Xhorxh Bushi nuk kishte nevojë për pallto. Temperatura ishte 20 gradë dhe dielli ndriçonte kur avioni i tij mbërriti në Sharm el Shejk. Pikërisht në brigjet e Detit të Kuq do ta priste atë presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak. Nuk ishte një pritje aq madhështore si ajo që iu bë presidentit amerikan në shtetet e Gjirit. Ndoshta kjo kishte të bënte edhe me faktin që vizita e tij në Egjipt do të zgjaste vetëm tri orë.
Mbas një takimi me Hosni Mubarakun, Bushi u përpoq të thoshte disa gjëra, që do t'i pëlqente t'i dëgjonte mikpritësi i tij: "Nuk mund të përfytyroj një vend më të bukur se ky për të mbyllur udhëtimin tim të gjatë". Ndërsa Mubaraku murmuriti: Për këtë nevojiten disa ditë më shumë, Bushi ia kthehu: O.k., ai do që të më shikojë sërish".
Presidenti ameriakn shkoi në Sharm el Shejk për të informuar presidentiin egjiptian për zhvillimin e bisedave me udhëheqjen palestineze në fillim të udhëtimit tetëditësh. Presidenti egjiptian pretmoi: "Krah për krahë me ShBA-të duam ta mbështesim paqen".
Mubarak shtoi se dëshiron që marrëveshja e paqes të përmbyllet brenda periudhës së qeverisjes së Bushit. Presidenti amerikan vetë nuk e konkretizoi se kur pret të ketë një marrëveshje, por ai u shpreh optimist se ajo do të vijë.