1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E ngarkuara e qeverisë për dokumentet e shërbimit sekret lidhur me dosjen e shërbimit sekret për Helmut Kohlin.

4 Gusht 2004
https://p.dw.com/p/Ar63

Detyra e zyrës për dokumentet e sigurimit sekret është e rëndësishme. Atje merr vesh, se kunder kujt ka vepruar sherbimi i sigurimit të shtetit të Gjermanisë demokratike, dhe çfare dinte ai. Dhe sigurisht nder viktimat bëjnë pjesë edhe personalitete si Helmut Kohl. Ai ka arritur me vendim ligjor që me dosjen e tij të veprohet në mënyre të veçantë. Në bazë të ketij vendimi duhet të veprojë edhe zyra. Se si do ta bëjë këtë shpjegon drejtuesja e zyrës në Berlin Mariane Birthler.
Dosjet e sigurimit të Helmut Kohlit mbeten në pjesën më të madhe të mbyllura. Këtë vendim gjyqi kancelari i vjeter e fitoi në fund të qershorit para gjykates federale administrative. Protokollet, incizimet dhe shumë dokumente të tjera të ministrisë së sigurimit të shtetit, shkencetarë dhe gazetarë do të vazhdojnë t´i kërkojnë më kot, ata do të mbeten në sirtar. Mbrojtja e së drejtës së personit Helmut Kohl dhe të tjereve personalitete historikë kishte për gjykatesin prioritet. Për Marianne Birthler, të ngarkuarën e qeverisë për dokumentet e sherbimit sekret, vendimi në shumë pika është i prerë.
"Trajtimi i së kaluarës vështirësohet nga dokumentet e ministrisë së sigurimit shteteror, por nuk ka marrë fund kurresesi. Ne do të harxhojmë shumë energji, për të hapur megjithatë rrugë. Nuk mund t´i ndalosh njerezit të pyesin dhe të investigojnë, ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Dhe ata dinë që tani shumë."
Para vendimit të gjykatës administrative federale dokumentet për Helmut Kohlin ishin krejtesisht të mbyllura. Kjo nuk është më kështu.
"Helmut Kohl ka fituar pjesërisht, ai ka mundur të arrijë pjeserisht synimet e tij."
Kush bën kerkesë tani, ka shans, që të shohë së paku një pjesë të dosjeve për Helmut Kohlin dhe personat e tjere historikë. Kërkesa shqyrtohet sipas kritereve shumë të rrepta. Qëllimi do të jetë studimi i veprimtarisë së ministrisë për sherbimin sekret. Aty nuk thuhet se gazetaret në shikimin e dosjeve kanë më pak të drejta sesa studjuesit shkencorë. Por kështu ka vendosur gjykata kushtetuese, megjithese kjo nuk i pëlqen aspak Marianne Birthler.
"Mediat dhe formimi i opinionit politik vuajnë nga ky vendim. Në 12 vitet e fundit ata kanë patur një pjesë të rëndësishme në rishikimin e historisë. Këtë rëndesi e ka dashur parlamenti, prandaj studimet shkencore dhe mediat janë vënë në barazpeshë."
Vendimi aktual lejon daljen e informacioneve të veçanta vetem për studjues. Birthler dyshon, se kufizimi korrespondon me synimet fillestare të ligjvenesit. Por ajo nuk ka mundesi të veprojë kunder vendimit, rruga ligjore ka marrë fund. E ngarkuara për dosjet e sigurimit pergatit publikimin e atyre dosjeve për Helmut Kohlin, që mund të hapen. Në vjeshte shqyrtimi do të marrë fund. 10 studjues dhe gazetare kanë bërë tani kerkesen për të parë dosjet."