Dy ministritë e reja do të ndihmonin sigurinë në Kosovë | Politika | DW | 11.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Dy ministritë e reja do të ndihmonin sigurinë në Kosovë

Fillimi i funksionimit të dy ministrive të reja, ministrisë së drejtësisë dhe ministrisë së rendit, konsiderohet mjaft i nevojshëm. Çështja varet nga dy subjektet politike në koalicion, LDK-AAK-së

Ushtarë të Kforit në Kosovë

Ushtarë të Kforit në Kosovë

Ekspertë të sigurisë në Kosovë vlerësojnë se inkuadrimi i drejtpërdrejtë në çështjet e sigurisë i strukturave kosovare, do të përforcojë shumë këtë segment të domosdoshëm në fazën, nëpër të cilën po kalon vendi. Në këtë drejtim kërkohet që sa më shpejt koalicioni qeveritar të arrijë në një marrëveshje dhe të fillojnë se funksionuari dy ministritë e reja: Ministria e Rendit dhe Ministria e Drejtësisë.

Dy subjektet politike në koalicion LDK-së dhe AAK-së, akoma po vazhdojnë bisedimet për ndarjen e ministrive, mirëpo, asnjëra palë nuk është në gjendje të caktojë një datë, se kur do të arrijnë marrëveshjen. Lulzim Zeneli është zëdhënës i partisë më të madhe në pushtet, LDK-së: Është shumë esenciale që të rrumbullakësohet kjo infrastrukturë shtetërore, përsa i përket dy dikastereve shumë të rëndësishme ministrore. Në këtë drejtim partnerët e koalicionit e kanë shumë të qartë dhe besoj se korrespondon me nevojën politike dhe nevojën e procesit që është duke u zhvilluar në Kosovë, që sa më shpejt kjo të rrumbullakësohet.

LDK këmbëngul që të udhëheqë më dy ministritë, por njërën nga ministritë e reja e kërkon AAK-së. Ky subjekt politik tashmë ka nominuar edhe kandidatin për ministër të mundshëm. Ai është Naim Maloku nënkryetar i AAK-së. Ekspertët thonë se, vonesa që po shkaktohet në fillimin e funksionimit të ministrive të reja po dëmton në masë proceset e sigurisë në vend. Ramadan Qehaja, është njëri nga ekspertët për çështje të sigurisë: Pa kyçjen tonë të drejtpërdrejtë në këtë proces do të jetë vështirë që ne sigurinë t'a përforcojmë, pra ashtu siç duhet t'a përforcojmë në Kosovë. Prandaj mendoj se duhet të shkojmë në mënyrë të përshpejtuar dhe lidershipi ynë të ndërrmarë masa të përshpejtuara, në mënyrë që kjo ministri dhe ajo e drejtësisë, sepse këto shkojnë së bashku të konsolidohen dhe të fillojnë së vepruari se në të kundërtën nuk do të jetë mirë.


Administrata ndërkombëtare, ndërkaq, ka kohë që ka dhënë dritën e gjelbër për krijimin e dy ministrive të reja për atë të rendit dhe ministrinë e drejtësisë. Kryeadministratori ndërkombëtar, Soren Jesen-Petersen, vazhdimisht përsërit kërkesën që në krye të këtyre dy ministrive të vendosen persona profesionistë. Kjo për faktin që këta dy sektorë janë shumë të ndjeshëm ndërsa, njohësit e mirë të këtyre lëmive do të krijonin më lehtë besim tek qytetarët.


  • Data 11.01.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrE
  • Data 11.01.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrE