Ditë e parë me surpriza e Papës në Turqi | Politika | DW | 28.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ditë e parë me surpriza e Papës në Turqi

Askund nuk të zinte syri masa brohoritëse njerëzish, askund pllakata mirëseardhjeje, dy flamuj të Vatikanit dhe të Turqisë dhe snajperë në çatinë e aeroportit. Surprizë qe dalja e kryeministrit të Turqisë, Erdogan në qilimin e kuq në aeroport dhe akoma më surprizë deklarata e tij pas takimit me Papën.

Benedikti XVI në Turqi

Benedikti XVI në Turqi


Benvenuto, përzemërisisht mirëserdhe - me këtë titull në italisht e përshëndeti gazeta bulevardeske turke Sabah të martën herët Papën, pranë tij një fotografi e madhe e një Pape që buzëqesh me krahë të hapura. Në drekë, me mbërritjen e Papës me avion në Ankara u hap qilimi i kuq, ndërsa kryeministri Erdogan priste me durim në fushën e avionit, për t'i shtrënguar i pari dorën Papës dhe për t'i uruar mirëseardhjen.

Erdogani premtoi se Turqia dëshirontë të ishte një mikpritëse e mirë:"Në tokën tonë ekzistojnë prej shekujsh kishat, sinagogat dhe xhamitë në paqe me njëra-tjetrën. Turqia, me këtë thesar përvoje ë shtë në fakt një vend simbol për aleancën e civilizimeve"

Aleanca e civilizimeve - ky është vizioni i kryeministrit Erdogan, vizioni i një bote, në të cilën myslimanët dhe të krishterët jetojnë në paqe me njëri-tjetrin dhe e çmojnë njëri-tjetrin.

Papa u shpreh gjithashtu në mënyrë miqësore dhe tha:"Unë e kam nisur këtë udhëtim me besim të madh dhe shpresa të mëdha. Unë e di se shumë njerëz na shoqërojnë me simpatitë dhe lutjet e tyre. Unë e di edhe se populli mikpritës turk dëshiron paqe. Turqia ka qenë gjithmonë një urë midis kulturave dhe prandaj edhe një vend i takimit dhe i dialogut."

Dialogu i shumëcmuar midis feve do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura. Papa e kryen vizitën e tij i mbrojtur rreptësisht nga publiku.

Kryeministri Erdogan ka shkuar ndërkohë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Riga, por ai u tregua gati i entuziazmuar nga miku i shquar, sepse Papa, dikur kundërshtar i anëtarësimit të Turqisë në BE, sot e mbështet anëtarësimin e planifikuar në BE. Kështu u shpreh të paktën Erdogani pas bisedës së tij kokë më kokë me Papën: "Unë i thashë: unë do të isha i gëzuar, sikur ai, Papa, ta mbështeste Turqinë në rrugën e saj për në BE. Papa m'u përgjigj, se ai vërtet që nuk është politikan, por: një anëtarësim i Turqisë në BE është për t'u përshëndetur"

Shumë fjalë miqësore u shqiptuan kështu në ditën e parë të vizitë sëw Papës në Turqi.

  • Data 28.11.2006
  • Autor Thomas Bormann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqnt
  • Data 28.11.2006
  • Autor Thomas Bormann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqnt