1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dialogu me Rusinë është më i rëndësishëm se kurrë

Nina Verkhojzer12 Shkurt 2007

Fjalimi i presidentit rus, Vladimir Putin la të kalojë në konferencën e Mynihut një erë ngrice si ajo e kohës së Luftës së Ftohtë. Megjithatë pa Rusinë nuk mund të zgjidhen krizat ndërkombëtare.

https://p.dw.com/p/Aqmx
Putin dhe Merkel në konferencën e Mynihut
Putin dhe Merkel në konferencën e MynihutFotografi: AP

Koment

Si zakonisht pjesëmarrësit i siguruan njëri- tjetrit në konferencën e Mynihut se sa e rëndësishme është NATO-ja. Nuk ka çudi që shumica e oratorëve që vinë nga vendet anëtare të NATO-s shfyrtëzojnë konferencën për të shkëmbyer mendime për të ardhmen e ALeancës. Në këtë ambient fjalimi i Putinit tingëlloi si goditja e fundit. Putin foli për herë të parë në këtë konferencë dhe bëri të ditur që në fillim, se ai do të sulmonte dhe se do të hiqte dorë nga shprehjet boshe diplomatike.


Pas kësaj ai mori xhiro për një sulm të hapur kundër NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Ai ndjehet i provokuar nga zgjerimi i NATO-s drejt lindjes, dhe nga ngritja e planifikuar e sistemit antiraketor në Evropën lindore. Putin nuk e vlerëson politikën agresive të SHBA-ve. Salla ngriu, kur Putini filloi t'i lëshonte një pas një akuzat dhe kur paralajmëroi për një garë të re armatimi.

Politikën e tij në Çeçeni, Putini e vlerësoi si të drejtë dhe të suksesshme.

Disa pjesëmarrës me përvojë në konferencë e ndjenë veten sërish në kohën e Luftës së Ftohtë, sepse konferenca zhvillohet që prej 60 vitesh.

Oratorët amerikanë kaluan në kundërsulm dhe akuzuan qeverinë ruse, se nuk ndan të njëjtat vlera si SHBA dhe Evropa. Citat: "Ne as nuk duam t'i ndajmë vlerat tuaja" u kundërpërgjigj një pjesëmarrës rus në konferencë.


Për disa sekonda u hapën humnera, të cilat nuk i priste askush. Atmosfera euro-atlantike u prish dhe Putini dukej i kënaqur me këtë.

Sepse në këtë konferencë ai nuk ka nevojë të tregohet i përmbajtur dhe nga ana tjeter dëgjon e gjithë bota.

Në disa pika Putini kishte të drejtë. SHBA- të shpesh kanë përdorur dy njësi matëse dhe me stilin e tyre agresiv dhe ushtarak në Irak kanë shkaktuar më shumë destabilizim se sa paqe.

Dihet që në konferencën e Mynihut diskutohet në mënyrë kontroverse për çështje të tilla. Por nuk bën pjesë në traditën e konferencës që të tregohet me gisht tjetri dhe të vendosësh veten në pozicionin e shenjtorit.

Kritika që i vëri Putini zgjerimit të NATO-s është një fakt i njohur, të cilin qeveria ruse e ka pranuar.

Që prej 15-vitesh takohet këshilli NATO-Rusi për konsultime. Për çfarë u bisedoka aty?

Megjithatë të gjithë pjesëmarrësit u shprehën se pa Rusinë nuk mund të zgjidhen krizat ndërkombëtare. Putini synoi të sillte mesazhin që ai e sheh si të keqtrajtuar politikën e tij në planin ndërkombëtar.
Influenca e tij e fuqishme në çështjen e energjisë duket s ei jep atij krahë.

Përveç kësaj fjalimi i Putinit të lintë përshtypjen se në këtë pikë përplasen dy botë dhe se dialogu me Rusinë është më i rëndësishëm se kurrë.