Debati mbi mbajtjen e shamisë së kokës në Gjermani | Gjermania | DW | 25.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Debati mbi mbajtjen e shamisë së kokës në Gjermani

Gratë myslimane me shami në kokë i sheh gjithkund nëpër qytetet e mëdha gjermane. Madje dhe në vendin e punës gratë myslimane mund të shkojnë me shami në kokë.

Gra myslimane në Gjermani

Gra myslimane në Gjermani

Kudo në Gjermani sheh gra myslimane me shami në kokë. Vetëm kur gratë myslimane janë mësuese, atëherë nuk duhet të veshin shaminë kur shkojnë në shkollë- për së paku kështu mendojnë shumë politikanë në Gjermani. Afganja Fereshta Ludin është një mësuese myslimane dhe para disa vitesh ajo doli në gjyq kundër udhëzimit për heqjen e shamisë në shkollë. Vitin e kaluar gjykata kushtetuese gjermane vendosi për këtë rast: Problemi nuk mund të zgjidhet në mënyrë te veçuar nga ndonjë institucion, i cili nxjerr udhëzime në shkallë të ulët për shkollat shtetërore. Për këtë gjykatësit vendosën që problemi të zgjidhet në një debat të gjerë shoqëror -pra nëse shamija e kokës duhet të ndalohet në shkollat shtetërore. Ndërkohë Fereshta Ludin punon në një shkollë të financuar nga organizata fundamentaliste Mili Gërys.

Kopshti i qytetit te vogël gjerman Bergkammen ndodhet në një zonë të mirë. Direkt pas shtëpive të mbajtura me kujdes fillojnë fushat me bar dhe çdo shtëpi e zbukuron një makinë e klasës së mesme. Por gomat e landroverit të zi,i cili parkonte para kopshtit u shpuan një ditë - akt dhune ky për idilin e qytetit të qetë.
Landroveri i përket 30 vjeçares Selma Gymys që punon prej nëntë vitesh si edukatore në këtë kopsht. Prindërit dhe kalamajtë e donin, vetëm kur ajo para dy vitesh u shfaq në kopsht me shami në kokë protestoi qyteti: Kryetari i bashkisë së qytetit Roland Shefer thotë:

"Ne u përpoqëm t'i bënim asaj të qartë se ajo mund t'a mbajë shaminë në kokë në kohën e lirë, por kur hyn në kopsht ju lutëm t'a heqë. Ne i dërguam dy herë paralajmërime dhe në verën e 2002 ajo u pushua nga puna." Po vendimi i i gjykatës kushtetuese për afganen Fereshta Ludin vlen edhe Gymysin. Gjykatësit e lartë vendosën që institucionet publike të ndalojnë shaminë e kokës vetëm në rast se parlamentet e landeve përkatëse nxjerrin ligjin përkatës. Landi Nordrrein Vestfalen nuk ka nxjerr një ligj të tillë. Keshtu Selma Gymys rifilloi punën në fund të vitit të kaluar.

"Rikthimi im në punë nuk ishte aq i lehtë sa mendoja. Kam një kohë të vështirë pas meje. Qysh kur unë jam këtu kam marrë dy letra anonime kërcënimi, letra shumë vulgare. Ditët e fundit më shpuan madje gomat dhe këtë nuk arrij ta përballoj dot. Këtë nuk e kam merituar."-thotë ajo.

Ne debatin e ndezur në Gjermani për mbajtjen e shamisë së kokës nga gratë myslimane bëhët fjalë për disa të drejta që janë paralel me njëra tjetrën dhe që janë të ankoruara në kushtetutë. Nga njëra anë kushtetuta gjermane i garanton çdo qytetari në Gjermani ushtrimin e lirë të fesë së tij. Nga ana tjetër punonjës të shërbimit publik duhet ti nënshtrohen neutralitetit. Pra ai që në Gjermani punon në një zyrë publike nuk duhet të shfaqë demonstrativisht pikëpamje fetare apo politike. Neutraliteti është i rëndësishëm për një mësuese pasi ajo është figurë për nxënësit- kështu shprehen kundërshtarët e shamisë. Nga ana tjetër shamija e kokës është simbol i shtypjes së gruas kështu që bie ndesh edhe me kushtetutën tonë- vazhdojnë ata.

Disa gra myslimane ndjehen të kufizuara në ushtrimin e fesë së tyre po qe se në Gjermani ndalohet shamija e kokës për mësueset. Hazbija jep mësim në një shkollë në Nordrein Vestfalen dhe e mban akoma shaminë e kokës. Ajo ka studiuar gjermanisht dhe ka ardhur para tridhjetë vjetësh në Gjermani. Ajo e ka të qartë, po qe se do të urdhërohej të vinte pa shami në kokë në shkollë ajo do të largohej vetë nga puna.

"Kjo është pjesë e bindjes sime fetare, pjesë e fesë sime që unë duhet të dalë e rregullt e veshur para burrave. Shamija e kokës është një gjë normale në media, në rrugë dhe nuk kuptoj pse ajo duhet të ndalohet në shkolla."

Autori i disa librave për islamin dhe kritiku Hans Peter Radac sheh tek shamija e kokës simbolin e shtypjes se gruas. Pasi vetëm myslimanët konservativë kërkojnë mbajtjen e shamisë nga gruaja:

Ai thekson se "Rregullat islame nuk e përmbajnë lirinë e gruas të vendosë kundër mbajtjes së shamisë së kokës. Rregulli kryesor në islam është, që fati, rruga e jetës së gruas është e përcaktuar nga familja, përmes babait të saj, vëllait e më vonë përmes bashkëshortit të saj. Si bazë të martesës kemi kontratën martesore në kuptimin që me të shenjohet të qenurit e gruas në shërbim të plotë dhe pa kundërshtim. Kjo do të thotë që bashkëshorti e fiton gruan në martesë si objekt të pasurisë së tij për përdorim seksual dhe lindjen e fëmijëve.

Nuk i dihet se kur do të marrë fund debati mbi shaminë e kokës. Më shumë pritet që të nxirren ligjet për këtë çështje në Gjermani.

  • Data 25.03.2004
  • Autor Silke Ballweg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar79
  • Data 25.03.2004
  • Autor Silke Ballweg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar79