Bullgaria dhe Rumania - dy anëtaret e reja të BE-së | Ballkani | DW | 28.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bullgaria dhe Rumania - dy anëtaret e reja të BE-së

Bullgaria dhe Rumania do të jenë nga 1 janari i 2007-s dy anëtaret e reja të Bashkimit Evropian. Për të dyja vendet ky është një hap historik

Rumunë duke kaluar pranë hartës së BE-së

Rumunë duke kaluar pranë hartës së BE-së

"Dua të shpresoj se për ne do të ketë një të ardhme më të mirë." "Ne besojmë se është diçka e mirë." "Po ne e dimë se shumica e shteteve në Evropë bëjnë pjesë në B". Unë shpresoj se prej kësaj do të dalë diçka e mirë"- thonë disa maturantë rumunë.

Për maturantët rumunë me njohuri të gjuhëve të huaja pranimi në BE i Rumanisë është hap mjaft pozitiv. Ata mund të studiojnë jashtë shtetit dhe të kërkojnë punë në ekonominë rumune, aktualisht në lulëzim. Qytetarë të rinj, me shkollim të mirë mund të gëzohen me të drejtë për futjen në Bashkimin evropian.

Në Bukuresht dekorimi për krishtlindjet u bë qëllimisht me drita blu me yje të verdhë, simbole të BE-së që krijuan një atmosferë vërtet të mirë në kryeqytet. Por në fshatra të del parasysh një pamje tjetër. Rreth 3 milionë fermerë nuk do të munden të mbijetojnë dot konkurencën e mprehtë evropiane. Për fat të mirë, shumica prej tyre janë në një moshë jo aq të re, ata do të dalin në pension dhe tokat e tyre do t'ja japin me qira fermerëve të mëdhenj. Por edhe këta janë të pasigurtë, dhe nuk e dinë se si të gjejnë burimin e subvencioneve të Bashkimit Evriopian. Martin Szegedi që drejton një fermë me 160 hektarë tokë, thotë se ata nuk i njohin edhe aq mirë rregullat e reja:

"Ajo që dimë është ekzotike. Nuk lejohemi të bëjmë raki si deri më tani, nuk do të therim derrat sipas metodave të deritanishme. Para pak kohësh kemi marrë subvencione për secilin hektar të mbjellë me drithëra, por çfarë do të marrim në të ardhmen këtë nuk e dimë."

Rumania është vërtet në gjendje që të shpërndajë fondet e subvencioneve nga Brukseli me besueshmëri dhe aty ku duhet. Në këtë pikë si Rumania ashtu edhe Bullgaria po vëzhgohen ende nga Bashkimi Evropian.

Me pranimin e këtyre vendeve në BE, anëtarë të Bashkimit Evropian bëhen edhe 3 milionë romë. Shumica shumë të varfër. Fëmijët romë më shpesh shkojnë të mbledhin hekurishte të vjetra se sa në shkollë. Edhe sigurimi shëndetësor për ta është keqësuar pas rrëzimit të komunizmit. Në Bullgari gjendja u keqësua prej asaj kohe kur shteti la pas dore përkujdesin ndaj familjeve rome me shumë fmëijë.
Partia radikaliste, Ataka, me fyerjet ndaj romëve arriti të futen edhe në parlamentin bullgar.

Një banor i lagjes së varfër rome në Sofia reagon i zemëruar: "Sigurisht që punët nuk do të behe më mire me futjen në Bashkimin Evropian. Ata do të ndërtojnë një gardh përqark rajonit tonë me qëllim që të na fshehin nga Bashkimi evropian. Kështu ne jemi të izoluar me qëllim që t'ja hamë kokat njëri-tjetrit."

Nga ana tjetër Bullgaria kritikohet nga BE-ja sepse ende nuk e ka nën kontroll fenomenin e korrupsionit. Ndërsa Rumania ka bërë një hap pozitiv dhe ka ndërkohë një nga ligjet më të ashpra në Evropë kundër korrupsionit. Ministrja e drejtësisë, Monika Macovei përndjek madje edhe politikanë të lartë. Aktualisht ish-kryeministri, Adrian Nastase përgjigjet ndaj akuzave për korrupsion para gjyqit:

Megjithatë në jetën e përditshme, bakshishet ndaj mjekëve apo zyrtarëve janë ende të pranishme si Bullgari ashtu edhe në Rumani.
Në Bullgari ende nuk është zbardhur një nga vrasjet më spektakulare me porosi. Për të flitet edhe në Bruksel. Prej vitesh bandat e mafies bullgare zhvillojnë luftë të hapur në rrugë, por gjykatësit dhe policët nuk janë ende aq të përgatitur për një luftë të një kalibri të tillë, mendon gazetari, Yovo Nikolov, i cili hulumton edhe në ambientet e mafias: "Problemi kryesor është se këtu nuk është bërë ende një ndjekje penale ashtu siç duhet ndaj krimit të organizuar. Sistemi ynë i drejtësisë ka dështuar në kët pikë, nuk kishte ligje të cilat t'i tregonin vendin organizatave të krimit të organizuar. Kështu ata kishin kohë këto dhjetë vite, që të mblidhnin para, të bënin pastrimin e tyre dhe t'i investojnë tani në ekonominë normale."

Sipas këtyre zërave mafiozët kanë ndërtuar hotele në brigjet e Detit të Zi, hotele që janë mjaft të dashur edhe për turistët gjermanë.
Megjithë problemet, Rumania dhe Bullgaria janë vende në rritje e sipër. Pranimi në BE është për to i vetëkuptueshëm, sepse këto vende e kanë pare gjithmonë veten si pjesë të Evropës.

  • Data 28.12.2006
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ara6
  • Data 28.12.2006
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ara6
Reklamë