Brohoritje dhe flakë në Rripin e Gazës
12 Shtator 2005Rreth orës shtatë të mëngjesit ushtarët izraelitë mbyllën portën në pikën kufitare të Kissufimit. I fundit doli nga Rripi i Gazës, gjenerali, Aviv Kochavi në një xhip ushtarak. Në ceremoninë e shkurtër, gjenerali Kochavi u shpreh: Misioni u përmbush. Këtu po merr fund një epokë.
Tërheqja e ushtarëve izraelitë zgjati gjatë gjithë natës nga e diela në të hënë. Presidenti Mahmud Abass foli për një ditë të gëzimit dhe lumturisë, e cila për vite me radhë i është refuzuar palestinezëve.
Ndërkohë dhjetëra mijëra palestinezë festuan tërheqjen izraelite. Forcat palestineze të sigurimit u stacionuan në 21 ngulimet e liruara. Kryendërmjetësuesi palestinez Saeb Erekat, nuk sheh ende fundin e gjendjes pushtuese në tërheqjen izraelite, sepse izraelitët refuzojnë të hapin aeroportin e Rafahut. Kështu ata mbyllin mbi një milionë njerëz në këtë burg të madh. Njerëzit ende nuk mund të qarkullojnë lirisht, është shprehur Erakat.
Në Morag disa minuta pas tërheqjes së ushtrisë izraelite ju vu zjarrin një sinagoge bosh si edhe një shkolle priftërinjsh rabin.
Javët e shkuara, përvec 19 sinagogave Izraeli ka shkatërruar të gjitha objektet e ndërtuara në 21 ngulimet hebreje.