1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ballkani - qendra e ardhshme e energjisë për Evropën?

Goran Goic7 Maj 2007

Vendet e Evropës Juglindore janë të pasura me burime natyrore, por potenciali energjitik shfrytezohet pak. Kjo mund të ndryshojë shpejt, siç tregoi konferenca ndërkombëtare në Wolfsburg

https://p.dw.com/p/ArW0
Energjia e erës
Energjia e erësFotografi: dpa

Energjia e erës dhe e ujit, ngrohtësia e diellit dhe e tokës. Vendet e Evropës Juglindore janë të pasura me burime natyrore, potenciali energjitik i të cilave shfrytezohet pak, apo aspak. Kjo mund të ndryshojë shpejt, siç tregoi konferenca nderkombetare në Wolfsburg për mundesinë e zhvillimit të rajonit permes shfrytëzimit të burimeve të energjive të rinovueshme.

Takimi dyditor u organizua nga instituti nderkombetar për çështjet evropiane me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga politika, ekonomia dhe shkenca si dhe politikanë nga 20 vende, ndçr ta Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Energji, ekonomi, ekologji brenda ketij trekëndeshi e ndertojnë të ardhmen e tyre industriale popujt me të përparuar. Sidomos përmes energjive të rinovueshme pakësohet varesia nga lendet djegese fosile (në shumicën e rasteve të importuara), realizohet rritja ekonomike dhe kontribuohet në mbrojtjen e klimës. Dhe pikërisht vendet e Evropës Juglindore pëlcasin nga forca e ujit dhe erës dhe piqen në diell, apo nga energjia e tokës.

"Kjo do të thotë, që nuk ka asnjë rajon të madh në Evropë, që ka kushte kaq ideale, për t´u furnizuar vetë me energji dhe biles të eksportojë." thotë drejtori i institutit për çështje evropiane nga Düsseldorfi, Prof. Jürgen Gramke dhe shton:
"N.q.se shohim në 15 vitet e ardhshme, në disa raste, jam i bindur se Evropën Juglindore, Ballkanin, do ta shohim si qendër energjie. Kjo tingëllon e çuditshme, por aty ekziston gjithçka që është e nevojshme për kombinimin inteligjent të energjisë në të ardhmen."

Parakusht për kete thotë Gramke është, që shtetet e rajonit me ndihmën e BE-së t´i japin kesaj sfere ekonomike sa më parë një kuader të ri ligjor, n.q.se nuk e kanë bërë deri tani. "Ajo që ka ndodhur deri tani është shpresëdhënëse", ky është vlerësimi i zvpresidentit të qeverisë së provincës autonome serbe të Vojvodinës, Tihomir Simic:
"Në të gjitha vendet, që kanë kaluar nëpër tranzicion, në vitet e fundit përmes ligjeve të reja për energjinë po krijohen kushtet për iniciativa të sipërmarrjeve, që mundosojnë shfrytëzimin e teknologjive të reja në kuadër të shfrytezimit të energjive të rinovueshme."

Kudo ka ligje që janë pak para aprovimit apo që kanë hyrë në fuqi. Ata janë të domosdoshme për t´u hapur rrugën investoreve të huaj dhe vendas. Shumë poteciale të rajonit nuk shfrytezohen aspak, ose perbejnë një perqindje shumë të vogël në bilancin energjetik të vendeve të Ballkanit.

"Qëllimi është, që përqindjen e energjive të rinovueshme në përputhje me protokollin e Kiotos ta rrisim në 5,75% deri në vitin 2010", thotë eksperti kroat për zhvillimin e projektit Dario Luketa. Kjo llogari lidhet jo vetem me ujin, që në territorin e ish- Jugosllavisë shfrytëzohet mirë, por jo sa duhet. Kohet e fundit janë ndertuar shumë hidrocentrale të vegjel në lumenjtë nga Vardari deri në Savë. Përparime ka bërë Bonjë-Hercegovina, e cila biles transporton rrymë.

Janë ndertuar disa termocentrale të vegjel, që prodhojnë gjithsej 25 megavat rrymë. Nderkohë punohet për 30 deri 40 projekte të tjera. Ekziston mundesia e disa qindra sipermarrjeve të tilla, për të mos thënë mijerave, sigurisht vetem nqs zhvillon teknologji të reja dhe i shfrytezon"- shpjegon zv-presidenti i dhomës së tregtisë së jashtme të Bosnjë- Hercegovinës, Mahir Haxhiahmetovic. Shenja pozitive, megjithëse në përmasa të vogla, ka edhe në sferat e tjera të energjisë. Dario Luketa me shembullin nga vendi i tij.

"Kroacia zhvillohet në dy shina. Njëra janë fushat e energjisë së erës, që kemi në bregdetin dalmat, investimet e tjera në firma për prodhimin e biodiezelit."
Ndermarrjet për prodhimin e biodiezelit janë momentalisht hit në të gjithë rajonin, për t´ë arritur objektivat e protokollit të Kiotos dhe të BE-së. Por vendet e këtij rajoni nuk i lënë pas dore as përfitimet e tyre dhe mundësitë e tjera.

"Rreth pesëdhjetë burime gjeotermale në Vojvodinë nuk bëjnë të mundur vetëm shfrytezimin e kësaj energjie për ngrohjen e banesave, por edhe intensifikimin e prodhimit bujqësor" thotë zv-presidenti i qeverisë së provincës në Novi Sad, Tihomir Simic. I ngarkuari i qeverisë maqedonase për rregullimin e tregut të energjisë, Vladko Gavrilov, veren:

"Ne kemi shpallur një tender publik, për mbledhjen e ofertave për dhënien e koncesionit për ndertimin e 60 hidrocentraleve të vogla dhe përftimin të energjisë elektrike me respektivisht pesë megavat. Ne synojmë, të investojmë në ndërtimin e një impianti të energjisë së erës me dy herë nga 50 megavat. Ne duam edhe dy ndermjarrje për perftimin e energjisë elektrike nga biomasa me një kapacitet prej dy herë 7,5 megavat. Dhe ndertimi i një fabrike per prodhimin e biodieselit nga një firmë private ndodhet në fazen perfundimtare."

Edhe ministri i ekonomisë në Mal të Zi Branimir Gvozdenovic shpjegon i kenaqur.
"Ne po planifikojmë kater ferma me gjeneratore me ere me një kapacitet të pergjithshem prej rreth 20 megavat dhe presim, që deri në fund të ketij viti të organizojmë një konkurs, ku të paraqiten partneret e interesuar për kete projekt."