Askush nuk dëshiron kthimin në Luftën e Ftohtë
2 Shtator 2008Nga komentet e sotme në shtypin gjerman veçojmë atë të gazetës Mindener Tageblatt mbi marrëdhëniet BE/Rusi:
Që askush nuk e dëshiron kthimin në Luftën e Ftohtë kjo është e drejtë, por t'i nënshtrohesh shantazhit të suksesshëm të një demonstrimi force pa pyetur shumë dhe të vendosësh të mos bësh asgjë, kjo ia hap portat krejt aksioneve të tjera të tregimit të epërsisë në ish-llogoret mbrojtëse sovjetike dhe gjeriu. Shpresa e fshehtë, se Moska do t'i drejtohet përsëri në kohën e duhur prej interesave të saj ekonomike transformimit nëpërmjet afrimit, nuk dallon vijën perandorake të synimit rus për fuqi të madhe, e cila ka fituar një bazë të re në pasurinë sa vjen e më të vlefshme me lëdë të para dhe energji. Është e vërtetë, edhe vetë SHBA-të nuk kanë këtu për momentin një strategji adekuate të pakësimit të rrezikut. Por në krizën e Kaukazit bëhet më e qartë se kurrë, se çfarë defekti të rëndë paraqet larmia e njohur e zërave e Evropës.