Askund tjetër mbrojtja e klimës nuk është si në shtëpinë e vet | Studimi në Gjermani | DW | 04.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Askund tjetër mbrojtja e klimës nuk është si në shtëpinë e vet

Nga komentet në shtypin e sotëm veçojmë zëra mbi hetimet që po kryehen në Londër mbi vdekjen e ish-agjentit rus Litvinenko si dhe për kongresin e partisë ekologjike që u zhvillua në fundjavë në Këln

Kongresi i ekologjistëve

Kongresi i ekologjistëve

Së pari një citat nga komenti i "Mittelbayerische Zeitung" lidhur me Litvinenkon, auroti shtron pyetjen, ç´po ndodh me sferat e pushtetit në federatën Ruse? "Rastet e fundit të vrasjeve ndaj një gazetareje kritike të regjimit, disa banikerëve të nivelit të lartë, një politikani liberal të opozitës, ose edhe një ushtari besnik të KGB-së, ndoshta s´kanë të bëjnë me njëri-tjetrin, por ato kanë kontribuar, që në Perëndim të krijohet pasiguri kolektive. Federata Ruse prej kohësh është e lidhur nugshtë me interesat dhe strukturat evropiane, aq sa kryetarët e qeverive perëndimore nuk mund t´i injorojnë pështjellimet apo ndryshimet në Rusi. Kritika e vazhdueshme dhe një distancë e re do të ishin të padëshiruara për Putinin dhe për 140 milionë banorët e Rusisë. Në këtë drejtim kryeministrat evropiano-perëndimorë janë në të njëjtën valë me shefin e Kremlinit."

Por Putini nëse pretendon të jetë i pastër duhet të bashkëpunojë me autoritetet britanike, tërheq vëmendjen "Augsburger Allgemeine" duke komentuar: "Nëse presidenti rus në këtë rast vërtetë, ashtu siç pretendon i ka duart e pastra, ai duhet të bashkëpunojë më ngushtë, edhe për hir të interesit të vet, me autoritetet britanike dhe ato të ShBA të sapo involvuara. Kërkohet të jesh i hapur pikërisht në një rast kaq delikat, në të cilin duket se ka një pështjellim mes politikës, shëbrimeve sekrete dhe biznesmenëve, apo mund të themi edhe të mafias. Por me sa duket Putini i trëmbet të qenit i hapur po ashtu si edhe djalli temjanit."

Mbi të njëjtën temë edhe një citat nga komenti i gazetës "Dresdner Neueste Nachrichten": "Gjendja është mjaft e komplikuar dhe mjegulla në Tamiz mjaft e fortë. Çdo gjurmë e re ngre çështje të reja. Nëse hetuesit tani kanë zbuluar, se poloniumi 210 e ka prejardhjen nga një kompleks rus atomik, kjo ende nuk do të thotë gjë mbi korirerët. Përshëndetjet e rreme të dashurisë nga Moska mund të jenë dërguar me mandat zyrtar, por edhe mund të jenë blerë prej mafias. Ndërkohë që kufijtë në Rusinë e Putinit siç dihet janë të kalueshëm. Ndoshta pikërisht kjo cilësi e re në këtë aleancë të kobshme është përgjigja më e rëndësishme ndaj të gjitha pyetjeve të shtruara deri më tani."

Lidhur me kongresin e partisë ekologjike që i zhvilloi punimet në fundjavë në Këln shkëpusim së pari një citat nga komenti i gazetës "Schwäbische Zeitung" që del në Leutkirch: "Një vit pas humbjes së pushtetit në federatë të gjelbrit janë të qartë tani me vetveten. Tema bërthamë e tyre e mbrojtjes së mjedisit ka fituar aktualitet tragjik. Më së voni qëkurse kryekonomisti i Bankës Botërore Nikolas Stern, dëmin ekonomik të ndryshimit të klimës e ka përllogaritur me 20 përqind të produktit social bruto botëror, e më së voni qëkurse edhe në ShBA po debatohet më me pasion për më shumë mbrojtje të klimës, kjo temë është bërë mëse e qartë në tërësinë e kuptimit të saj. Të gjitha partitë në Gjermani e kanë kuptuar këtë duke e përfshirë atë në programet e tyre, por askund tjetër mbrojtja e klimës nuk është si në shtëpinë e vet ashtu si tek partia ekologjike. Në këto ditë dhjetori me fllad pranveror në Këln ekologjistët iu përkushtuan me zgjuarsi kësaj çështjeje."

"Stuttgarter Zeitung" vëren: "Në radhët e ekologjistëve tani për tani nuk po konturohen perspektiva konkrete pushteti. Kjo ka të bëjë edhe me procesin e erozionit, me të cilin po përballen si unioni konservator ashtu edhe partia socialdemokrate. Nga njëra anë dy partitë e mëdha ky erozion i lidh më fort nga sa dëshirojnë ato në të vërtetë. Nga ana tjetër ato mund të shkëputen nga kjo lidhje e padëshiruar, nëse do të mund të farkëtojnë aleanca të reja. Nëse ato mbeten tek 30 përqind plus x, atëherë sipas të gjitha gjasave është i mundshëm një koalicion vetëm midis kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve. Me vetëm një parti të vogël nuk mund të krijohet mazhoranca e nevojshme për qeverisje. Alternativa ndaj koalicionit të madh do të ishin koalicionet treshe me partitë më të vogla, nëse do të vazhdojë të përjashtohet partia e majtë në nivel federate. Ndaj s´të habit fakti përse kongresin e ekologjistëve e preokupoi edhe tema e një koalicioni të mundshëm me kristiandemokratët. Por është e qartë se ku drejtohet simpatia më e madhe, shumica është duke vajtuar koalicionin kuq e gjelbër."

  • Data 04.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armg
  • Data 04.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armg