1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

As tradhëtarë por as heronj! Vështrim pa paragjykime i atentatit për likuidimin e Hitlerit në 20 korrik 1944

Kornelia Rabitc19 Korrik 2004

Një nga tratativat më të diskutuara për vrasjen e Adolf Hitlerit ka qenë përpjekja e 20 korrikut 1944, kur një grup ushtarakësh me në krye Grafin Klaus Shenk fon Shtaufenberg vendosën një bombë në shtabin qendror të diktatorit nacionalsocialist. Por Hitleri doli i paprekur nga atentati, ndërkohë që atentatorët u dënuan më vdekje. Lidhur me motivet e këtij debati, ka patur mendime të ndryshme dhe një debat kryesisht ideologjik.

https://p.dw.com/p/Ar6C
Graf von Stauffenberg
Graf von StauffenbergFotografi: dpa


20 Korriku i vitit 1944 ka qenë për gjermanët gjithmonë një datë e vështirë. Gjashtë dekada me radhë vendimi mbi atentatin e dështuar i është nënshtruar frymës socialpolitike të epokës. Pjesëtarët në këtë atentat janë quajtuar edhe tradhëtarë por janë festuar edhe si heronj. Mbi këta atentatorë është thurur lavdi dhe janë ngritur në piedestalin e figurave morale të popullit gjerman, por edhe janë akuzuar se atentati mjaft i përfolur ka pasur synimin e themelimit të një shteti thellësisht konservativ dhe me klasa pa synuar çlirimin nga diktatura. U tha ky atentat është organizuar me shumë vonesë dhe se realizimi i tij ka qenë shumë diletantesk.

Graf fon Shtaufenberg shkroi në një letër: "Ndoshta do të vijë një kohë kur do të këtë një vlerësim tjetër për qëndrimin tonë, kur në nuk do të shihemi si njollë por si patriotë. Ky lloj vlerësimi nuk bë për një kohë të gjatë."


Sot nderohen me respekt ata që u përpoqën në vitin 1944 ti jepnin fund regjimit të Hitlerit si edhe nazizmit. Në qendër të shumë botimeve janë vendosur persona të rrethit të Shtaufenbergut, ankthi dhe idealet e tyre. Motivet e këtij atentati shihen tanimë pa paragjykime dhe pa arrogancën e atij që i di gjërat më mirë. Fakti që atentati u zhvillua me vonesë nuk shihet më si provë parësore për të mbështetur tezën e implikimit të oficerëvë me regjimin nazist. Sot dihet se edhe para 20 korrikut ka patur përpjekje për të eliminuar Hitlerin. Edhe fakti tjetër që atentati dështoi nuk shihet më si një dëshmi se sa i parëndësishëm ishte ai. Përkundrazi: në pikën më të errët të historisë gjermane, oficerët treguan moral të lartë. Për këtë nuk ka asnjë dyshim në korrik të vitit 2004.


Ishte një kryengritje e ndërgjegjes. Krime të jashtëzakonshme ndodhën në atë kohë në emër të popullit gjerman. Disa oficerë rreth Staufenbergut ishin vetë dëshmimtarë të akteve të tmerrshmë të vrasjeve,që kryheshin ndaj popullatës së pushtuar pas vijës së frontit, përmendim këtu Poloninë, Rusinë, Hollandën, Francën, apo Greqinë. Atentatorët e paguna me jetë nismën e tyre, shumë persona nga rrethi më i ngushtë u arrestuan, gratë e fëmijët e tyre u burgosën dhe deportuan në kampet e përqëndrimit.
Vuajtja dhe vdekja e tyre, provojnë para botës se pati edhe një Gjermani tjetër në atë kohë. Kjo i ndihmon edhe gjeneratat e tjera për të mbajtur barrën e historisë së vendit të vet.

60 vjet më pas, 20 Korriku i vitit 2004 është kthyer në një ngjarje mediatike. Betejat e mëdha ideologjike kanë marrë fund, por fluksi i madh i serialëve televizivë, librave dhe videokasetave nuk mund të të zhgënjejë, gjë që tregon se sa e vështirë është të mbahet gjallë apo të zgjohet interesi tek gjeneratat e reja në Gjermani për kohën e nacionalsocializmit. Këtu është rasti për të treguar një shembull të kryengritjes së ndërgjegjes. 60 vjet pas dështimit të atentatit ndaj Hitlerit sundon akoma terrori, shkelet e drejta apo ekziston gjenocidi në shumë vende të botës. 20 Korriku jep një sinjal,që nuk duhet të jemi indiferentë, kur njerëzit vriten, përndiqen, apo diskriminohen. Kudo dhe kurdo që të ndodhë kjo.