Angazhim i madh në momentin e nevojës | Bota | DW | 13.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Angazhim i madh në momentin e nevojës

Ndihma në zonat e katastrofës në Pakistan

default


Njerëzve në Lahore u bëhej thirrje me altoparlant për të dhuruar ndihma për të prekurit nga tërmeti katastrofal në Pakistan. Mesazhi që përcillet ështe të mos injorohen nevoja dhe vuajtjet e mijra motrave, vellezërve dhe fëmijëve të tyre të pafajshëm që luftojnë për të mbijetuar në humnerat e vdekjes. Kudo janë ndërtuar stenda ku informohet nga organizata shtetërore dhe ato qeveritar, sikurse edhe nga civilistë në lidhje me gjendjen ne zonat e prekura nga katastrofa. Vetë kryebashkijaku i qytetit me 8 milione banorë Mia Amir Mahmud, shkon personalisht për t´u takuar me tregtarë e njerëz të biznesit për të mbledhur ndihma. Ai ka hartuar një program ndihmash shumë efikas: "Ne kemi dërgur sot 48 kamionë me ndihma ushqimore për në Lahore, në katër zonat e dëmtuara. Këtë gjë do ta vazhdojmë më tej. Mendoj se do të dërgojmë çdo ditë 20 deri në 40 kamionë. Do të dërgojmë çadra dhe batanije. Dje kemi dërguar 36 mjekë. Cdo tre ditë dërgojmë mjekë të rinj. Ekipi i ri i mjekëve ka mbërritur në spitalin e Mansehrës."

Me gjithë gjendjen e vështirë që po përjeton Pakistani, ka njerëz që duan të përfitojnë nga situata. Faruk Tarik, anëtar i partisë "Labornë Lahore" kritikon ngritjen e çmimit të ndihmave ushqimore:
"Ne duhet të dërgojmë ndihma në qytetin e Kashmirit, Ravlakot. Për këtë na nevojitet një kamion i vogël. Ai kushton 17 mijë rupi, ndërkohë që normalisht duhet të kushtonte 10 mijë rupi. Disa tregtarë i kanë ngritur shumë çmimet, duke përfituar nga situata e krijuar."
Megjithate këta njerëz nuk përbëjnë shumicën. Pjesa më e madhe janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar.
" Këto janë dhe problemet që mund të lindin, në të tilla situata. Por nga ana tjetër ka edhe njerëz të gatshëm për të ndihmuar. Sot isha në një faramaci për të blerë ilaçe për fëmijë dhe më dhanë ilaçe falas në vlerën prej 20 mijë rupi."
Për fat të keq punën e specialistëve të shpëtimit e vështirësonjnë edhe reshjet e shumta të kohëve të fundit. Rrëshkitjet që ka pësuar toka bllokojnë qarkullimin nga një zonë në tjetrën.Në Raëlakot, pjesën pakistaneze të Kashmirit, shtu sikurse edhe në zona të tjera, ka patur edhe plaçkitje. Sajab Kan, një banor i Rawlakotit thotë se duhet kuptuar edhe zemërimi i këtyre njerëzve.
"Kamionët që kalojnë nëpërjet Muzafarabadit për të dërguar ndihmat për ne Ravlakot, ndalohen nga banorat e kësaj zone, të cilët plaçkisin kamionët. Por kjo nuk do të thotë që këta njerëz janë kriminelë. Ata argumenojnë duke thënë se edhe ata janë po aq të prekur nga katastrofa sa edhe personat e tjerë për të cilët janë destinuar keto ndihma."
Problemi në zonën e Kashmirit që kontrollohet nga Pakistani është se trupat pakestineze janë stacionuar në Muzafarabad. Ky qytet që tani është shndërruar në nje qytet fantazëm ka pasur një popullsi prej 100 mije banorësh. Pothuajse i gjithë qyteti është shkatërruar. Mendohet, se vetëm këtu kanë humbur jetën 11 mijë persona. Me të gjitha keto vështirësi njerëzve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të ndihmojnë vetveten dhe të qendrojnë në pritje.

  • Data 13.10.2005
  • Autor Priya Esselbron
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNm
  • Data 13.10.2005
  • Autor Priya Esselbron
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNm
Reklamë