Anan i bën thirrje SHBA të negociojë direkt me Iranin | Politika | DW | 12.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Anan i bën thirrje SHBA të negociojë direkt me Iranin

Në kuadër të samitit mes BE-së dhe vendeve të Amerikës Latine në Vjenë, Anan theksoi, se ShBA duhet të negociojnë bashkarisht me BE-në. Vetëm në këtë mënyrë mund të presim që bisedimet të avancojnë. Ai vuri në dukje nevojën për një paketë gjithpërfshirëse me propozime për të avancuar këtë proces.

Annan në Vjenë

Annan në Vjenë

Anan: "Mendoj, se është e rëndësishme që ShBA të ulen në tryezën e bisedimeve. Irani nuk do të negociojë me seriozitet dhe në detaje me evropianët, për aq kohë sa rezultatet e këtyre bisedimeve më pas duhet të akordohen sërish me ShBA."

Kofi Ananan, u bëri thirrje të gjtiha palëve që të intensifikojnë përpjekejt e tyre për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike dhe për të moderuar retorikën e tyre. Për BE-në Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania ndërkaq kanë përpiluar një ofertë gjithëpërfshirëse për bisedimet me Iranin. Në të përfshihet edhe përdorimi paqësor i energjisë bërthamore, u tha në selinë e BE-së në Bruksel. Ka edhe gatishmëri për të bërë lëshime. Deri më 19 maj paketa do t´i paraqitet fuqive të tjera me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, Kinës dhe Rusisë.

Këshilli i Sigurimit javën e shkuar nuk mundi të bjerë dakord për rezolutën për Iranin, sepse Kina dhe Rusia e hodhën poshtë vendosjen e sanksioneve. Kofi Anan i bëri thirje edhe Iranit, që të vihet në lëvizje dhe ta ndërpresë programin bërthamor: "U bëj thirrje të gjitha palëve që të jenë të hapura, kjo vlen edhe për Iranin që duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje."

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Vjenë fliste për Iranin në samitin e BE-së dhe vendeve të Amerikës Latine në Vjenë, pak kilometra më tutje në Agjencinë ndërkombëtare Atomike u bë e ditur, se inspektorët e kësaj agjencie kanë gjetur gjurmë të uranit të pasuruar në një kompleks bërthamor iranian në afërsi të Teheranit. Irani më parë pretendonte, në këtë kompleks nuk ka pasur proces për pasurimin e uranit. Provat i përkasin vitit 2004. Shtetet perëndimore me siguri do ta vlerësojnë këtë si një tjetër tregues, që Irani do të prodhojë material bërthamor. Qeveria e Iranit e hedh poshtë këtë duke theksuar se nuk ka për qëllim ndërtimin e bombës atomike.

  • Data 12.05.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqq1
  • Data 12.05.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqq1