Agim Çeku: Pengesë serioze, statusi i papërfunduar i Kosovës | Ballkani | DW | 10.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Agim Çeku: Pengesë serioze, statusi i papërfunduar i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ndodhet në Tiranë ku po zhvillon kontakte me përfaqësues të spektrit politik

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku

Një nga çështjet kryesore që Çeku po diskuton me politikanët në Tiranë është situata para vendimit që do të marrë KS i OKB-së për statusin përfundimtar.

Gjatë takimit me homologun e tij nga Kosova, kryeministri Sali Berisha vuri në dukje vlerësimin e qeverisë shqiptare se pavarësia është kusht vendimtar për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.

“Ne i ndjekim me angazhim të plotë të gjitha zhvillimet, tha kryeministri dhe konstatojmë se, gjatë dy-tre muajve të fundit, ideja e Serbisë së madhe përpiqet të pengojë zbatimin e projektit Ahtisari. Unë do t’i bëja thirrje dhe një herë qeverisë ruse që të rishqyrtojë politikën e saj në Ballkan, sepse historia e shekullit që shkoi ka provuar se politika e bazuar mbi hegjemonizmin serb i ka sjellë Ballkanit dramat më të mëdha në tërë historinë e tij. Kjo politikë nuk ka asnjë shans dhe asnjë të ardhme, për të krijuar paqe dhe stabilitet”.

Qeveria Shqiptare mbetet e bindur se Këshilli i Sigurimit nuk do ta vonojë rezolutën dhe se Bashkimi Europian do të marrë së shpejti rolin që përcakton paketa Ahtisaari në Kosovë, në mënyrë që statusi të jetë një proçes i pandalshëm dhe të finalizohet në përputhje me projektin e qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij kryeminisri i Kosovës Agim Çeku u shpreh se “ekziston një vullnet i mirë i të gjitha vendeve në rajon për një integrim të shpejtë dhe për një bashkëpunim të ndërsjelltë. Por ekziston edhe një pengesë serioze, që është statusi i papërfunduar i Kosovës. Pavarësia e Kosovës është jo vetëm në dobi të qyetarëve të Kosovës, por dhe në dobi e interes të të gjitha vendeve të rajonit”.

Çeku i ka quajtur si të papërgjegjshme përpjekjet për rezoluta paralele apo tentivat për frenimin e procesit. Ai mendon se rezoluta e KS të OKB-së “ do t’i hapë rrugë pavarësisë, si zgjidhja e vetme dhe më e mirë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin”.


  • Data 10.05.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVs
  • Data 10.05.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVs
Reklamë