Afera e vizave, vendimi për të shpronësuarit nga reforma agrare në Gjermaninë Lindore dhe dalja në publik e papës | Studimi në Gjermani | DW | 31.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Afera e vizave, vendimi për të shpronësuarit nga reforma agrare në Gjermaninë Lindore dhe dalja në publik e papës

Pasyqra e shtypit gjerman të datës 31.03.05

Afera e vizave Schröder, Fischer dhe Schily

Afera e vizave Schröder, Fischer dhe Schily

Gazeta "HANDELSBLATT" e Düsseldorfit shkruan lidhur me vendimin e gjykatös sö Straßburgut ndaj kerkeses për dëmshperblimin e të shpronësuarve nga reforma agrare në Gjermaninë Lindore. Veçojmë:

"Ligji nuk të ndihmon kundër çdo padrejtësie. Kjo është kuintesenca e vendimit të djeshem të Gjykates Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen e reformës agrare. Nuk ka dyshim që shumicës së viktimave të shpronësimit sovjetik pas luftës së dytë botërore u është bërë padrejtësi e madhe. Atyre iu hoq ekzistenca, vetem sepse bënin pjesë në një klasë të caktuar sociale. Dhe kur në vitin 1990 në Gjermaninë Lindore u kthyen shteti juridik dhe demokracia, kjo pak u ndihmoi viktimave. Ata u desh të kenaqen me një pjesë të atyre që kishin humbur, tokën e grabitur e mbajti shteti. Edhe sot landet gjermanolindore kanë qindra mijëra hektarë në kadastrat e tyre, që i mbajnë dhe mbyllin vrimat e buxheteve. Për këtë të vjen shumë keq, por për fat të keq nuk është shkelje e të drejtave të njeriut, konkluduan gjykatesit e Strasburgut, gjakftohtë dhe esell. Sadoqë vendimi është i rëndë për të dëmtuarit, gjykatesit kanë vendosur drejtë. Masa me të cilën ata masin është konventa evropiane për të drejtat e njeriut. Dhe kjo shkon larg, por jo pa kufi. Sidoqofte nuk shkon aq larg, sa të bëjë Republikën Federale Gjermane që të marrë në ngarkim veprat e komisareve sovjetikë."


STUTTGARTER ZEITUNG shkruan për aferen e vizave që shqyrtohet sot nga komisioni hetimor.

"Shkaqet për rrezimin e shpejtë të Joshka Fisherit janë të shumëllojshme, por në një vend mund të përmblidhen. Fisher është bërë viktimë e vetvetes. Nqs rrëzohet, atëherë bie sepse e ka mbivleresuar veten. Rrëzohet nga bindja e rritur në vite, pa vetëkontroll, pa e marrë në shqyrtim veprimtarinë e tij. Ai kishte nisur ta shihte veten gjithnjë e më shumë si qendër të botës duke u bërë automatikisht josensibel për atë që quhet bisnezi politik i ditës. Në deklaratën e tij të parë publike Fisher tha se do t´i marrë përsipër gabimet e punonjësve të tij. Më bukur nuk do të kishte mundur të nxiste inatin e punonjësve të tij. Kjo përpjekje për të treguar me gisht të tjerët, hapi ventilin për atë konflikt, të cilin Fisher duhet ta zgjidhë me të vetet dhe që po nis ta rrënojë në mënyrë dramtike autoritetin e tij."

Gazeta "ABENDZEITUNG" e Münihut shkruan për po këtë temë:

"Nganjëherë të folurit është ar: Nuk dihet më se përse ministri i jashtem Joshka Fisher nuk e bën më në fund deklaratën e tij. Ajo për të cilën akuzohet në kete afere do të shqyrtoher në komision. Por një gjë është tani e qartë. Qëndrimi i tij ndaj aferes ishte që në fillim katastrofal. Ec e jakja për afatin e vazhdon kete. Pa dashur të fajësojmë pa të drejtë. Kujt i duhet aq shumë, për të përgatitur deklaraten për gjendjen e dosjeve zgjon natyrisht dyshimin, se ka diçka për të fshehur. Një socialdemokrat tha se edhe kancelari i vjeter Kohl ka deponuar pas një gjysëm viti në komision. Kujt do t´ia kishte marrë mendja, se Kohli do të behej shembull për Fisherin?"

Komente të ndryshme ka për daljen e papës në publik në gjendjen e tij shëndetesore. Gazeta EXPRESS e Këlnit shkruan:

"Ai nuk flet dot në shërbesë. Këmbet e tij janë shumë të dobeta për ta mbajtur tek dritarja e nderteses së Vatikanti në sheshin e shën Pjetrit, ai duhet ushqyer artificialisht. Dhe megjithatë magjia e tij, forca e tij është e pathyer. Për shumë katolikë besimtarë, që mblidhen në Romë para selisë së papës, ai është çfarë duhej të ishte. Zevendesi i Zotit, pasardhesi legjitim i Jezusit në tokë. A do ai që ta shohim të vuajë? A do të na bëjë të qartë se si ka vuajtur Jezusi? Ata që e shohin, kur del në dritare, kanë lot në sy. E adhurojnë, dhe e admirojnë. Janë edhe lotë të keqardhjes për këtë njeri, që merr përsipër gjëra thuajse jonjerëzore. Gjon Plai i dytë: i permallon njerëzit deri në fund.

Ndryshe e sheh daljen e papës në publik gazeta "MÜNCHENER MERKUR". Nën titullin: "Të vdesesh në publik" ajo shkruan:

"Pamjet nga shteti kishtar bëhen nga dita në ditë të kobshme. Dje regjia misterioze e Vatikanit tregoi një papë që dukej se vuante nën dhimbje të forta, i cili nga dritarja e baneses private disa here përpiqet t´u flase besimtareve në pritje. Më kot. Atëherë iu hoq mikrofoni, karroca u terhoq serish pas perdes. Gjithnjë e më e fortë shtrohet pyetja. Që kur tregimi në publik i pafuqisë bëhet inskenim për mediat, që i merr papës atë për të cilën ai ka luftuar me të gjitha forcat gjatë gjithë jetes, dinjitetin vetë."

  • Data 31.03.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arw9
  • Data 31.03.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arw9