Afera e vizave në Gjermani | Gjermania | DW | 15.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Afera e vizave në Gjermani

Disa pyetje mbeten ende pa përgjigje në të ashtuquajturën aferë të vizave në Gjermani. Për të u është përgjigjur pyetjeve edhe ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer. Veç kësaj afera i rëndon të gjelbërit, sjellja e të cilëve deri tani nxjerr në pah vështirësitë që kanë. Jens Thurau komenton.

Hija e Joschka Fischer-it

Hija e Joschka Fischer-it

Ai doli shkurt jashtë në borë, ministri i jashtëm. Atje prisnin mikrofonat. Po, do ta marr përgjegjësinë për gabimet e mundshme në dhënien e vizave, do të dëshmoj përpara komisionit hetimor, përndryshe gjithë kjo histori është një përpjekje e tejdukshme e kundërshtarit politik për të dëmtuar të gjelbërit në fushatën zgjedhore. Foli dhe u zhduk.

Jo vetëm Joschka Fischer-i, edhe politikanë të tjerë kryesorë të gjelbër demonstrojnë gjatë këtyre javëve një shpengim të çuditshëm. Të metat që bënë që në ambasadën në Kiev bandat kontrabanduese t'ia dilnin të sillnin në Gjermani ilegalisht një numër të madh njerëzish, këto të meta sipas të gjelbërve nuk janë shkaktuar prej tyre. Është e saktë që lehtësime në dhënien e vizave si për shembull dëshmitë e sigurimit filluan të zbatohen që nga qeveria paraardhëse. Por e saktë është po ashtu se gjatë viteve të qeverisjes kuqegjelbër numri i kërkesave për vizë u rrit shumë ndjeshëm, dhe thuajse të gjitha u miratuan. Fischer-i heshti gjatë lidhur me këtë, edhe politikanë të tjerë kryesorë të gjelbër. Tani ata po grumbullohen rreth përfaqësuesit të tyre më të njohur dhe po izolohen. Kjo është një fushatë kundër politikanit më popullor të vendit, dëgjon të thuhet, e drejtuar prej bashkimit kristiandemokrat-kristiansocial, Partisë Liberale dhe natyrisht prej medieve.

Dhe kjo nuk është krejt gabim. Fischer-i ishte për një kohë të gjatë i parapëlqyeri i shtypit, disa godasin tani më fuqishëm për shkak se i bren ndërgjegja pas kaq vitesh "kulti të Fischer-it". Dhe që jo gjithçka që vuri në zbatim në praktikën e dhënies së vizave ministria e jashtme e Fischerit ishte pa kuptim, edhe kjo është e vërtetë. Gjermania kërkon të jetë një vend i hapur, qarkorja e njohur e vitit 2000 synonte t'ua kursente shkencëtarëve dhe artistëve, që udhëtojnë me qejf dhe shpesh drejt Perëndimit, lutjet e bezdisshme nëpër ambasada. Por edhe keqpërdorimet u bënë më të lehta, dhe Fischer-i i pa për një kohë të gjatë pa ndërmarrë asgjë të metat në dhe përpara ambasadave. Tani partisë së tij i ka trokitur kriza në derë dhe patriarku merr përsipër pëgjegjësinë. Se për çfarë e ka tamam fjalën Fischer-i, kjo nuk është e qartë, për dorëheqje me siguri që nuk mendon.

Deri këtu nuk do të vijë puna, praktikës së diskutueshme të dhënies së vizave qeveria i ka dhënë fund që vitin e kaluar. Por llaku i ministrit të jashtëm që zakonisht gjendet në pozitë të shkëlqyer po gërvishtet. Për vite me radhë të gjelbërit ishin specialistë që t'i vërtetonin qeverisë së vjetër gabime dhe të kërkonin zbardhjen e rrethanave. Thënë shkurt, ata ishin një parti e mirë opozitare. Që në të tilla raste disa gjëra thjeshtohen shumë, këtë duhet ta dijë mirë ish-opozitari që e ngrinte zërin lart, Joschka Fischer-i. Me ndërrimin e roleve ai nuk po mësohet.

Të gjelbërit e humbën çastin që ta trajtonin në mëyrë ofensive aferën. Tani dëmi është shkaktuar. Për një parti, e cila së shpejti mban gjashtë vjet e gjysmë përvojë qeveritare mbi kurriz ata e kanë vlerësuar çuditërisht gjatë dhe çuditërisht gabim shkallën e problemit. Dhe kuadri i tyre drejtues tregon çuditërisht pak që ta ketë kuptuar gabimin. Ndoshta të gjelbërit ia kaluan tepër gjatë, tepër mirë. Atëherë afera do të kishte një të mirë për ta: do t'i kthente në rrafshin e realitetit.

  • Data 15.02.2005
  • Autor Jens Thurau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4c
  • Data 15.02.2005
  • Autor Jens Thurau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4c