1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aeroporti i ri - Portë e denjë drejt botës

Bernd Gräßler5 Shtator 2006

Në juglindje të Berlinit po punojnë më në fund ekskavatorët. Më shumë se 12 vjet pas hartimit të planeve në Berlin u hodhën themelet e një aeroporti të madh ndërkombëtar. Një projekt i përmasave të mëdha që mbetet deri sot i diskutueshëm

https://p.dw.com/p/AqzY
Simulim i hollit kryesor të aeroportit të ri
Simulim i hollit kryesor të aeroportit të riFotografi: AP

Në vendin e aeroportit të deritashëm berlinezolindor Shënenfeld në tetor të vitit 2011 do të hapen dyert e aeroportit të ri ndërkombëtar të kryeqytetit Berlin - Branderburg. Të dy aeroportet brenda qytetit, Tegel dhe Tempelhof, do të mbyllen. Rreth 2,6 miliard euro përfshirë edhe lidhjen hekurudhore do tu kushtojë ndërtimi i tij taksapaguesve, pas dështimit që të ndërtohet nga një konsorcium private.

Me këtë kryeqyteti fiton një portë të denjë ajrore, shpreh kënaqësinë kryebashkiaku Klaus Voverait:"Një metropol ndërkombëtar, kryeqyteti i një ndër vendeve më të mëdha evropiane, duhet të ketë patjetër një kartvizitë, dhe pjesë e saj është gjithmonë edhe aeroporti. Ne nuk po ndërtojmë një kështjellë mermeri, por as kasolle me teneqe të valëzuar. Do të ndërtojmë një aeroport të arsyeshëm dhe funsional, që edhe nga ana arkitektonike të shikohet me ëndje. Dhe kjo do të jetë një kartvizitë sikurse stacioni kryesor."

Në mes të stacionit kryesor të Berlinit që sapo është hapur dhe aeroportit të ardhëshëm janë vetëm 20 minuta udhtim me tren. Në aeroportin në skajin jugor të kryeqytetit parashikohet që të udhëtojnë 22 deri 25 milion udhëtarë në vit, rreth gjysma e njerëzve që udhëtojnë në aeroportin e madh të Frankfurtit apo në atë të Parisit, Charles de Gaulle. Në varësi të ecurisë kapaciteti mund të zgjerohet deri në 40 milion udhëtarë.

Në bazë të planeve ndërtimi duhet të ishte këtë vit në fazën përfundimtare, por defektet dhe protestat e shumta e kanë zgjatur me vite fillimin e punimeve. Me mijëra padi kanë ngritur qytetarët për shkak të zhurmës së madhe. Vetëm tani në mars gjykata administrative federale vendosi: në Shënenfeld lejohet të ndërtohet, por me kufizime të rrepta për shmangien e zhurmës dhe me ndalimin përgjithësisht të fluturimeve gjatë natës. Të dëmtuarit mundohen ende që me një padi ligjore ta pengojnë ndërtimin e këtij aeroporti, por mendohet se shancet janë të pakta.

Rajoni i dobët ekonomikisht i kryeqytetit shpreson për një hov të ri ekonomik, thekson kryebashkiaku Wowereit: "Do të sjellë impulse të reja në ekonomi. Ne llogarisim që sot me 40.000 vende pune deri në vitin 2012. Ky do ishte një makinë punëdhënëse dhe shumë me rëndësi për rajonin".

Mes gjithë këtij gëzimi një lajm i keq erdhi nga shoqëria ajrore Izi-Xhet, e cila kërcënoi me largim nga aeroporti. Ajo është një prej shoqërive ajrore të lira, të shumta, të ngritura vitet e fundit në ish-aeroportin e Republikës Demokratike Gjermane, Berlin-Shënefeld. Për te aeroporti i madhë do të ishte i shtrenjët,thuhet. Perfekti i qytetit të Berlinit mendon ndryshe, Shënenfeldi do të mundë të paguhet prej të gjithëve.

Një shoqëri dëshiron të ketë më shumë komoditet, si përshembull një kalim për udhëtarët drejt e në aeroplan. Një tjetër thotë: "mua nuk më interesojnë aspak udhëtarët, le të ecin në këmbë, edhe nëpër shi, dhe për këtë dua të paguaj më pak qira. Kjo do të kihet parasysh, kështu që do të kemi disa kategori qirash. Pra shoqëritë e lira do të paguajn më pak se Luftanza".

Nga siguria teknike aeroporti do të ketë gjuhën e fundit. Udhëtarët do të jenë të ndarë në shtatë drejtime. Që sot aeroportet berlineze Shënefeld dhe Tegel po testojnë njohjen e personave me anë të biometrisë. Megjithatë ëndërra për një udhëkryq të madh ajror ndërkombëtar në Berlin nuk do të mund të realizohet, mendojnë ekspertët. Kryeqyteti po i bën vonë konkurrencë Londrës, Parisit dhe Frankfurtit. Ndërsa në segmentin aziatik llogaritet me shance sepse Berlini është një orë fluturimi më afër Azisë.