AAK: Ramush Haradinaj është i pafajshëm | Ballkani | DW | 05.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

AAK: Ramush Haradinaj është i pafajshëm

Sot në Prishtinë drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë shprehur se akuza kundër zotit Haradinaj është e fabrikuar në Beograd dhe si e tillë është e ngritur për pazare politike

Haradinaj në Hagë

Haradinaj në Hagë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia në krye të së cilës është ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bindjen se lideri i saj, Ramush Haradinaj është i pafajshëm. Drejtuesit e saj janë shprehur se besojnë për këtë në drejtësinë ndërkombëtare.

AAK shprehet se akuza kundër zotit Haradinaj, është e fabrikuar në Beograd dhe si e tillë është e ngritur për pazare politike. I këtij mendimi ishte sot edhe Ahmet Isufi, kryetar i parë i AAK-së, i cili u shpreh para fillimit të punimeve të Tribunalit në Prishtinë. Po kështu u shprehën edhe krerë të AAK-në konferencën për media në Prishtinë.

Krerët e AAK-së komentuan sot edhe shtypin evropian, përkatësisht disa shkrime të botuara në gazetat gjermane që sipas tyre, nuk tregojnë të vërtetën për aktivitetin e zotit Haradinaj.



  • Data 05.03.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXz
  • Data 05.03.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXz
Reklamë