A janë kryer largimet nga administrata në Shqipëri për shkaqe politike? | Ballkani | DW | 02.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

A janë kryer largimet nga administrata në Shqipëri për shkaqe politike?

Mazhoranca dhe opozita po e vlerësojnë në mënyra të ndryshme një raport të Komisionit për Shërbimin Civil, i cili do të paraqitet para deputetëve në seancë plenare

Tirana

Tirana

Në këtë raport janë vënë në dukje mjaft raste që konsiderohen si shkelje të ligjit për shkarkimet në administratën publike si dhe rekrutimet e reja gjate vitit te kaluar.

Per kryetarin e Komisionit për Shërbimin Civil, av. Roland Përmeti, partitë politike koalicionin qeverisës “nuk duhet ta trajtojne administraten publike si nje monopol të tyre”. Përmeti i thirrur në komisionin e ligjeve parashtroi disa raste kur ishte thyer status i nepunësit civil për personelin e administratës publike.

Por përmbajtja e raportit vjetor të Komisionit për Shërbimin Civil si dhe qëndrimet e drejtuesit të tij av. Roland Përmeti po kritikohen ashpër nga deputetët e mazhorancës, të cilët e përshkruajnë atë si një raport politik. Sipas kryetarit të komisionit të ligjeve, Fatos Beja, raporti është në të njëjtën linjë më mendimet e opozitës duke akuzuar pa bazë qeverinë në lëvizjet e kohëve te fundit, që sipas Bejës, kanë qënë në zbatim të reformave dhe duke hequr personelin që ka shkelur ligjin dhe ka qenë i politizuar. Për Bejën qëndrimi i Komisionit për Shërbimin Civil është në kundërshtim me ligjin që e parashikon si një institucion të pavarur.

Por deputeti socialist Bashkim Fino, ish-ministër i pushtetit vendor, thotë se nga lëvizjet pa kriter në administratë ka rënë efektiviteti i institucioneve dhe zbatimi i reformave, pasi sipas Finos “janë hequr specialistët dhe teknokratët dhe në vend të tyre janë punësuar militantë, të cilët nuk plotësojnë kushtet. Sipas Finos, nga largimet politike qeveria harxhon shpenzime të mëdha nga buxheti i shtetit. Pasi vetëm për një specialist të larguar kundrejt të cilit shteti ka detyrim ti japë pagë kompensuese, sipas opozitës, harxhohen 3 mije euro ne vit. Për të gjithë të larguarit fatura sipas opozitës është afër 1 milion euro në vit.

Për largimet nga administrate pas zgjedhjeve të përgjithshme në 3 korrik 2005 u ngrit dhe një komision hetimor parlamentar para disa muajve. Por hetimi parlamentar perfundoi në dy raporte vlerësuese krejt të kundërta të mazhorancës dhe opozitës, duke e shndërruar këtë çështje në një debat politik me gjykim bardhë e zi.

  • Data 02.03.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArY2
  • Data 02.03.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArY2
Reklamë