24 komisionerët japin provimin e aftësisë para deputëve të Parlamentit Evropian | Evropa | DW | 27.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

24 komisionerët japin provimin e aftësisë para deputëve të Parlamentit Evropian

Parlamenti Evropian filloi të hënën seancën e dëgjimit të komisionerëve të rinj të BE-së, të cilët më 1 nëntor fillojnë detyrën në Bruksel. Ky test i aftësive vlerësohet me shumë seriozitet nga parlamentarët, sepse në këtë pikë atyre u duhet të bashkevendosin. Aprovimi i parlamentit është detyrimisht i nevojshëm, në mënyrë që komisioni i ri të mund të fillojë punën në nëntor.

Komisioni i ri i BE-së

Komisioni i ri i BE-së


Parlamentarët duhet t´i vlerësojnë në mënyrë kategorike, por të drejtë komisionerët e BE-së. Këtë e vendosën fraksionet parlamentare përpara maratonës 2 javore të dëgjimit. 24 komisionerët do të intervistohen nga komisione tpërkatëse parlamentare. Presidenti i Komisionit, Hoze Manuel Durao Barroso, mori votëbesimin e parlamentit që përpara sezonit të pushimeve.

Nga komisioni aktual do të mbeten vetëm pak komisionerë në Bruksel: p.sh. gjermani Gynter Verheugen. Shumica e kryesuesve të administratës evropiane janë të rinj, por në vendet e tyre ata kanë mbuluar posste të rëndësishme ministreriale, ose kanë qenë anëtarë të qeverisë, si p.sh. ish-kryeministri i Çekisë, Vladimir Spidla. Ky do të jetë në Bruksel komisioner për punësimin, cështjet sociale dhe barazinë. Vladimir Spidla e hapi seancën e dëgjimit të komisionerëve, që në qarqet e brendëshme të deputetëve është quajtur si piknik:

"Unë jam një idhtar i vendosur i integrimit evropian. Ky projekt evropian është një kontribut i pashembullt i popujve për demokracinë politike."

Pas kësaj deklarate parimore Spidla foli për hapjen e vedneve të punës. Kuota e punësimit në BE duhet të rritet në 70%. Deputetët kishin secili nga një minutë kohë në dispozicion pë rtë shtruar pyetjet dhe Spidla duhej të përgjigje brenda dy minutave. Ping-pongu verbal zgjati 3 orë.

Përpara seancës së intervistave komisionerët e rinj duhej të plotësonin me shkrim një pyetësor për të shpalosur në vija të përgjithshme programin e punës së tyre drejtuese. Për të evituar konfliktet eventuale të interesave, të gjithë komisionerët përpara se të marrin postin duhet të bëjnë publike pasurinë dhe të ardhurat. Komisioneres së emëruar e konkurrencës Neli Kroes nga
Holanda iu desh të mbrohet nga dyshime te shfaqura mbi pasurinë e saj që më parë. Prevenche Beres, kryetari i komisionit parlamentar për cështjet ekonomike vuri në dukje:

"Neli Kroes ka qenë anëtare e disa këshillave mbikqyrëse nëpër ndërmarrje, që direkt ose indirekt janë të lidhura me aktivitetin e komisionerit të konkurrencës. Ndaj është një cështje e drejtë etike që të ndriocohen për komisioneren rregullat e lojës."

Holandezes Kroes me karakter të fortë iu desh të ndahet prej posteve të saj dhe paketave të aksioneve me vlerë disa milioënshe. Përvec kësaj në rastin e marrjes së vendimeve për konkurrencën që kanë të bëjnë me ndërmarrjet ku ajo ka punuar asaj do t´i duhet të deklarojë që është e anshme. Megjithatë shumë deputetë kanë dyshim në paanshmërinë e saj."

Gjatë seancës së intervista një rol të rëndësishëm do të luajnë tema e së kaluarës politike të disa komisionerëve nga vendet e reja anëtare nga Evropa Lindore si dhe kompetenca profesionale. P.sh. komisioneri gjerman Gynter Verheugen, i cili tani vazhdon të jetë komisioner për zgjerimin, ka shumë përvojë sa i përket diplomacisë së Brukselit dhe mënyrës së punës. Por ai nuk e ka idenë për sektorin që do të drejtojë në të ardhmen atë të "industrisë dhe ndërmarrjeve", detyrë kjo që ai e merr përsipër nën presionin e e qeverisë federale.

Pyetje kritike pritet të shtrohen edhe lidhur me kursin liberal të komisionit, që në axhendën e tij ka përcaktuar si prioritetet zhvillimin dhe novacionet. Giles Bryan Chichester:

"Dua ta dëgjoj zotin Verheugen, se si ka ndërmend ta vërë në jetë axhendën e Lisbonës, që deri më sot përmban vetëm fjalë dhe jo vepra."

Në fund të tetorit parlamenti do të vendosë mbi ekipin e ri që të drejtojë për pesë vjet Be-në. Deputetët mund ta pranojnë komisionin ose të plotë ose ta hedhë poshtë atë. Komisionerët nuk mund të refuzohen në vecanti. testi i aftësisë është publik dhe mund të ndiqet në internet në 19 gjuhë, adresa e Parlamentit Evropian është: www.europarl.eu.int

  • Data 27.09.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGO
  • Data 27.09.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGO