113 të vetvrarë në 8 muaj | Ballkani | DW | 04.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

113 të vetvrarë në 8 muaj

Autoritetet në Shqipëri thonë se niveli i fenomenit të vetvrasjes është më i larti se në të gjitha periudhat e mpërshme të 15 viteve të tranzicionit. Psikologët: “Shteti duhet të ketë më shumë angazhim për projekte konkrete zhvillimi, në zbutjen e varfërisë, kundër papunësisë së lartë duke krijuar perspektiva shoqërore për çdo individ, veçanërisht tek të rinjtë”.

Vetvrasje me dozë të madhe ilaçesh

Vetvrasje me dozë të madhe ilaçesh

Një 20 vjeçar nga Tirana vdiq në spital, pavarësisht terapive intensive të mjekëve. Ai kishte konsumuar një dozë fostoksine për tu vetvrarë. Një punonjës policie 26 vjeçar në Lezhë, baba i dy fëmijëve u vetëvar në banesën e tij. Në të dy rastet policia pas hetimeve paraprake nuk ka përcaktuar shkakun e vetëviktimizimit të tyre. Ndërsa një 32 vjeçar nga një fshat e Beratit, në gjendje depresive, pas paralajmërimit të familjarëve gëlltit fostoksionë duke i dhënë fund jetës…

Këto janë copëza nga kronika e zezë 72 orëve të fundit, por nëse do të bënim bilancin e vetvrasjeve nga dita e parë e këtij viti e në vazhdim përgjatë 8 muajve të parë shifra përbën një record: 113 vetë.

Autoritetet e konsiderojnë këtë shifër si më të lartën, krahasuar me të njëjtat periudha të tranzicionit, aq më tepër që bien në sy moshat e reja, më shumë në rradhët e femrave. Sipas mënyrës së vet, nën kredon dëshpëruese të momentit “më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund”, viktimat zgjedhin “rrugën më të përshtatshme“ dhe që ju duket më pak e dhimbshme për aktin sublim: varje me mjete rrethanore, pirje fostoksione, hedhje nga lartësitë etj.

Psikologët në shpjegimin e arësyeve të acarimit të fenomenit të vetvrasjes, veçanërisht në moshat e reja, veç shkakut të sëmundjeve psikike të lindura ose trashëguara, vendosin në pjesën më të madhe të rasteve sfondin e zhvillimeve sociale në këtë periudhë tranzicioni të zgjatur në Shqiperi.

Prof. Edmond Dragoti, i cili ka një sërë studimesh në këtë fushë mendon se nga shteti, qoftë në nivel qendror a nivel lokal “duhet të ketë më shumë angazhim për projekte konkrete zhvillimi në zbutjen e varfërisë, kundër papunësisë së lartë duke krijuar perspektiva shoqërore për çdo individ, veçanërisht tek të rinjtë”.

Ekspertet e dukurive sociale shikojnë si prioritare në luftën kundër fenomenit të vetvrasjes dhe kujdesin që duhet të tregojnë autoritetet dhe rrjeti i organizatave jofitimprurëse në zonat periferike të qyteteve të mëdha, ku në 15 vitet e fundit janë shpërngulur me dhjetra mijë familje, në pjesën dërmuese të detyruara nga varfëria dhe skamja në krahinat e tyre rurale dhe të prapambetura.

  • Data 04.09.2006
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ard4
  • Data 04.09.2006
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ard4
Reklamë