1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çështja e Kosovës është provimi i parë i madh

Sanja Blagojevic16 Maj 2007

Qeveria e re serbe u aprovua të martën në mbrëmje nga parlamenti në minutën e fundit, të thuash. Sepse nëqoftëse deri para pas mesnates të mos ishte krijuar qeveria, do të kishin qenë të nevojshme zgjedhje te reja

https://p.dw.com/p/ArVa
Parlamenti i Serbisë
Parlamenti i SerbisëFotografi: AP Photo

Krijimi i qeverisë në Serbi u parapri nga ecejake dramatike, ku presidenti i vjetër dhe tani i ri Kostunica lëkundej ndërmjet ultarnacionalistëve dhe demokratëve. Në fund u krijua koalicioni nga partitë demokratike. Kush thotë, që serbët nuk janë qytetarë të duruar? Për këtë qeveri kanë pritur 114 ditë. Dhe në fund e krijuan. Për mrekulli, me një kryeministër, një zëvendëskryeministër, 22 ministra dhe me një pa fushë konkrete kompetence.

Rezultati i bisedimeve që zgjatën rreth katë muaj, i parë nga ana sipërfaqësore, mund të karakterizohet si hap përpara, së paku po të nisesh nga numrat. Sepse numri i ministrive është rritur nga 20 në 25. Keshtu tani përshembull ka edhe një ministri për Kosovën. Duket se në qeverinë e re secili ka gjetur vendin e vet. Dhe është mirë keshtu. Sepse mund të kishte ndodhur edhe ndryshe.

Para një jave bisedimet për koalicionin përfunduan në një udhë pa krye. Ndërmjet Kostunicës dhe Tadicit pati më shumë se kurrë konflikte. Gazetat bulevardeske, në të cilat shpesh gjen që më parë se çfarë do të ndodhë në Serbi, pohonin se mund të krijohej një koalicion ndërmjet partisë së Kostunicës dhe radikalëve. Pastaj me mbështetjen e partisë së Kostunicës dhe socialistëve të ish diktatorit Milosheviç u zgjodh Tomislav Nikoliç si kryetar parlamenti. Një moment që e hodhi Serbinë me një here në vitet e errëta 1990, për shumë vetë një perjetim deja vu. Jo vetem në Serbi. Edhe Bashkimi Evropian bëri veshët katër. Çfare? Një radikal kryetar parlamenti? Ku të çon kjo?

Por tani në momentin e fundit, duket sikur politikanët serbë, të cilët kanë në mend vetëm përfitimin e tyre, kanë kuptuar dhe e kanë vënë fatin e popullit para vanitetit të tyre, sikur të kishin ndërgjegje. Së paku partia demokratike e Boris Tadicit. Kostunica nga ana tjeter është treguar si takticien i fortë në këtë lufte për pushtet. Apo zgjedhjen e Nikolicit për kryetar parlamenti krahas taktikës e ka patur edhe bindje?

Dihet, se Kostunica nuk ka patur problem për të drejtuar një qeveri të pakicës, që varej nga mbështetja e partisë të ish diktatorit Milloshevic. Dhe nëqoftëse është fjala për ndjenja kombëtare, Kostunica politikisht ka kohe që pozicionohet djathtas. Sidoqoftë: Kostunica e ka arritur qëllimin e tij dhe ka zgjuar opinionin serb dhe atë ndërkombëtar.

Tomislav Nikolic mban tani rekord: Si kryetar parlamenti me kohën më të shkurtër në post. Ai siç duket e ka mësuar leksionin e tij që do të thotë, se Kostunica nuk duhet nënvlerësuar. Sepse për të mbetur në pushtet, kryeministri është i gatshëm për gjithçka. Pavarësisht se sa i pauniformuar dhe i painteresuar të duket, ky politikan ka treguar se është i paskrupull dhe lufton me të gjitha mjetet për pushtet.

Serbia ka një qeveri të re, e cila tani duhet të tregojë anën e saj demokratike. Shumë politikanë të rëndësishëm evropianë kanë dhenë të kuptojnë, se Serbia vazhdon të ketë të ardhme evropiane. Sigurisht vetem kur të zbatojë reformat ekonomike dhe sociale të luftojë kriminalitetin dhe korrupsionin dhe së fundi, të bashkëpunojë me tribunalin e Hagës. E pabesueshme: Kërkesat e BE-së përkojnë me synimet e qeverisë së re serbe dhe me kryeministrin e vjeter, të ri. Megjithatë deri në një pikë, kur permend Kosovën. Por pikërisht çështja e Kosovës do të jetë provimi i parë i madh, para të cilit qëndron qeveria e re serbe.