Zi kombëtare në Mal të Zi | FOKUS | DW | 24.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Zi kombëtare në Mal të Zi

Në fatkeqesinë më të rëndë hekurudhore në historinë e Malit të Zi kanë humbur jeten së paku 41 vetë. Së paku 180 vetë janë plagosur. Për shkak të mosfunksionimit të frenave, një tren rajonal ka dalë nga shinat në afërsi të Podgoricës dhe disa vagona kanë rënë në greminë në lumin Moraca.

default

Mali i Zi është në zi kombëtare për shkak të ngjarjes tragjike në aksidentin hekurudhor ku të paktën 46 persona kanë humbur jetën dhe l98 të tjerë janë plagosur. Merret vesh se 50 për qind e të plagosurve kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Bilanci ende nuk është përfundimtar sepse ekziston droja që numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh. Drejtori i qendrës spitalore në Podgoricë Miodrag Gjuroviq, në konferencën me gazetare tha se numri i të lënduarve është 198 por kjo listë nuk është ende përfundimtare.

Aksidenti ndodhi në afërsi të Podgoricës. Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme Jusuf Kallamperoviq, shkak i tragjedisë u bë mosfunksionimi i frenave të trenit.

Treni ishte i mbushur me më shumë se 2OO pasagjerë, në mesin e tyre rreth 90 fëmijë të cilët po ktheheshin nga pushimet dimërore në veri të republikës. Treni doli nga binarët sapo kaloi tunelin në malet pranë Podgoricës. Katër vagonat e pare ranë në një humnerë rreth 150 metra të thellë në lumin Moraca. Kryeministri i vendit Millo Gjukanoviq, ka thënë se kjo është një nga ngjarjet më tragjike në Mal të Zi.

Ndërkohë dorëheqje ka dhënë Ministri i Transporteve Andrija Llompar. Dorëheqje ka dhënë dhe drejtori i hekurudhave të Malit të Zi. Makinikstit të trenit, i cili ka shpëtuar nga kjo tragjedi i është dhënë masa e arrestit me urdhër të hetuesit.
Pylli i dendur, era e fortë dhe temperaturat shumë të ulta kanë penguar disi operacionin e shpëtimit, i cili ka vazhduar mbrëmë vonë dhe sot gjatë tërë ditës.
Të gatshëm për ndihmë janë deklaruar të gjitha ish Republikat e Jugosllavisë në veçanti ajo kroate e cila ka vënë në dispozicion të gjitha spitalet e qytetit të Dubrovnikut .
Qeveria e Malit të Zi në këto çaste është në një Seancë të jashtëzakonshme ku do te merren masa konkrete për t’i dalë në ndihmë familjeve të viktimave dhe të lënduarve.


  • Data 24.01.2006
  • Autor Vera Katana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgL
  • Data 24.01.2006
  • Autor Vera Katana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgL