Zgjidhja e Kosovës nuk do të jetë një zgjidhje diskriminuese për pakicat | Ballkani | DW | 27.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjidhja e Kosovës nuk do të jetë një zgjidhje diskriminuese për pakicat

Drejtori politik në ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë, Michael Schefer, u shpreh se, dhuna në Kosove e çfarëdo forme apo e shkaktuar nga kushdo është e papranueshme për komunitetin ndërkombëtar dhe ajo do të ndikojë negativisht në procesin politik

Prishtina

Prishtina

Drejtori politik në ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë, Michael Schefer, tha se Grupi i Kontaktit është duke punuar në linjën që statusi i Kosovës të zgjidhet brenda këtij viti. Mirëpo për tu arritur kjo ai tha se akoma nevojijtet punë për tu bërë. Drejtori politik në ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë, Michael Schefer, i cili së bashku me nënsekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Daniel Frid qënduan në Kosovë, thanë se qeveritë e të dy vendeve që nga fillimi kanë qenë aktivisht të angazhuara në procesin e bisedave për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe në këtë linjë edhe do të vazhdojnë. Ata thanë se dëshirojmë që sa më shpejt të gjendet zgjidhja e statusit të Kosovës e cila konsiderohet çështja e fundit e pa zgjidhur në Ballkanin Perëndimor.

Për Kosovën nevojitet një zgjidhje që do të jetë në të mirë të qytetarëve të saj. Kjo tashmë është e qartë dhe ne e mbështesim këtë logjikë. Duhet të jetë një zgjidhje jo diskriminuese për pakicat. Kjo do të thotë se zgjidhja duhet të jetë e bazuar në kompromisin e të gjitha palëve. Në këtë linjë ne mund të pranojmë propozimin që do ta bëjë zoti Ahtisari për zgjidhjen e statusit të Kosovës, tha Michael Schefer.


Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare, çështja e vetëqeverisjes lokale dhe të drejtat e pakicave mund të cilësohen çështje teknike, mirëpo në esencë ato përcaktojnë të ardhmen e Kosovës. Është shumë e rendësishme që njerëzit në Kosovë të ndjejnë që zgjidhja përfundimtare e statusit do t'u ofrojë atyre një jetë më të mirë, tha Michael Schefer. Ai tha se dhuna në Kosove e çfarëdo forme apo e shkaktuar nga kushdo është e papranueshme për komunitetin
ndërkombëtar dhe kjo do të thotë së ndikon negativisht në pozicionet politike.


Michael Shefer, tha se vendi i tij Gjermania, në gjysmën e parë të vitit 2007, do ta kryesojë presidencën e BE-së dhe në këtë linjë ai tha se do ta përdorë këtë pozicion kyç që të kontribuojë në jetësimin e procesit për të ardhmen e Kosovës. Dy personat kyq anëtar të Grupit të Kontaktit, amerikani Daniel Frid dhe gjermani, Michael Shefer, gjatë qëndrimit në Kosovë thanë se ky mekanizëm i lartë ndërkombëtar, dënon fuqishëm incidentet e fundit që ndodhën në Kosovë, ku nga disa shpërthime me bomba pati të lenduar.

Ata thanë se, Kosova gjendet në një periudhë të rëndësishme për të ardhmën e saj dhe personat që shkaktojnë dhunë duhet të kuptojnë se kjo është e papranueshme për bashkësinë ndërkombëtare dhe se vetëm i dëmtojnë qëllimet e qytetarëve të Kosovës.

  • Data 27.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcJ
  • Data 27.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcJ
Reklamë