Zgjedhjet në SHBA - Klinton dhe Romnei fitojnë në Nevada
20 Janar 2008Në zgjedhjet në shtetin federal Nevada triumfoi senatorja demokrate Hilari Klinton, ndërsa tek republikanët politikani mormon Mit Romnei.
Klinton: "Ky është një hap më shumë në një rrugë të gjatë mes për mes vendit ku ne paraqesin temat tona popullit".
Por fitorja në shtetin e Nevadës në të kaluarën nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në rezultatin final të përzgjedhjes së kandidatëvve për president. Më e rëndësishme ishte zgjedhja paraprake në shtetin e Karolinës së Jugut. Atje fitorja i takoi senatorit republikan Xhon Mekkein i cili mundi Majk Hakëbinë.
Mekkein: "U kërkoj banorëve të Karolinës së Jugut të ndihmojnë të më jepet mundësia t'i shërbej këtij vendi që dua për një kohë më të gjatë."
Zgjedhjet për kandidatin demokrat në Karolinën e Jugut zhvillohen të shtunën e ardhshme. Për kongresin e demokratëve në muajin gusht ku do të caktohet kandidati për president i SHBA Hilari Klinton ka siguruar deri tani 236 vota delegatësh, ndërsa konkurrenti i saj më i fortë brenda partisë Barak Obama 136. Vendimi përfundimtar i të dyja partive për kandidatët e tyre në zgjedhjet presidenciale pritet të merret më 5 shkurt, kur do të zhvillohen zgjedhje paraprake në 24 shtete federale. Zgjedhjet presidenciale zhvillohen më 4 nëntor.