1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Afganistan

9 Tetor 2004

Parregullsi të shumta

https://p.dw.com/p/ArS2
Gjatë votimit
Gjatë votimitFotografi: AP

Duke votuar presidenti aktual Hamid Karzai shprehu vetëm gëzim për faktin që Afganistani po zhvillonte zgjedhje të lira: "Kjo është një ditë e madhe për afganët sepse për të parën herë do të zgjedhim presidentin. Zoti po tregohet shumë i mirë me ne. Shpresoj që kjo ditë të mbetet përherë mes nesh."

Pavarësisht nga parregullsitë zgjedhjet presidenciale në Afganistan nuk u ndërprenë. Komisioni zgjedhor afgan deklaroi në kryeqytetin e vendit Kabul se ndërprerja e procesit të votimit "nuk është e justifikuar", pasi kjo do të thoshte që t'u mohoje shumë zgjedhësve të drejtën e votës.

Ajkut Tavsel është zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara: "Zgjedhjet do të vazhdojnë. Ky ishte vendimi i komisionit zgjedhor këtu në Kabul pas mbledhjes së tij. Ai mbërriti në përfundimin se popullsisë afgane nuk mund t'i mohohet e drejta e kyerjes së zgjedhjeve të lira. Është e vetëkuptueshme që të gjitha ankesat do të verifikohen nga komisioni zgjedhor, do të vlerësohen dhe do të ketë vendime përkatëse."

Më parë 15 nga 18 kandidatët për president kishin kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të zgjedhjeve. Për arsye të parregullsive zgjedhjet nuk janë "të paligjshme" dhe duhen pezulluar, tha në Kabul kandidati Abdul Satar Sirat në emër të kandidatëve të tjerë. Prej andej dhe prej provincave të tjera ka njoftime, sipas të cilave disa qytetarë kanë disa dokumenta zgjedhjeje; gjithashtu është ushtruar trysni mbi zgjedhësit, që ata të votojnë për presidentin në detyrë Hamid Karzai.

Sirat: "Ne nuk marrim pjesë në zgjedhjet e sotme. Tashmë i kemi bojkotuar ato."

Po ashtu ka pasur njoftime se boja e përdorur për të treguar që dikush ka votuar një herë mund të fshihej. Në këtë mënyrë do të ishte e mundur që i njëjti votues të hidhte disa vota. Mbi 1.300.000 afganë kanë pasur të drejtën të votojnë në Pakistan dhe Iran.