Zgjedhjet e parakohshme dhe terrorizmi | Studimi në Gjermani | DW | 23.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Zgjedhjet e parakohshme dhe terrorizmi

default


Gazetat ndërkombëtare një vëmendje të posacme i kanë kushtuar javën që po shkon vendimit të presidentit gjerman për shkarkimin e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

NEUE ZÜRCHER ZEITUNG e Zvicrrës komenton:

"Presidenti Këhler ka marrë përsipër rrezikun që gjykata kushtetuese të shpallë vendimin për zgjedhjet e parakoshme si jokushtetues. Juridikisht shikuar, ky argument është i qëndrueshëm, por kjo cështje ka të bëjë edhe me realitetin praktik dhe përvojat e kaluara. Dy ishin rastet e ngjashme: në vitin 1972 dhe 1983, të cilat dëshmojnë se zgjedhjet e parakohshme vetëm sa kanë forcuar bazat e shtetit gjerman".

Kësaj cështje nbjë vëmendje të posacme i kushton edhe gazeta franceze LES DERNIERES NOUVELLES D'ALSACE:

"Në qoftë se me 18 shtator me të vërtetë zhvillohen zgjedhjet e reja, ateherë nuk shihet ndonjë alternativë për ndryshim të vërtetë. Kjo vlenë edhe për politikën evropiane të unionistëve në opozitë."

Ndërsa për gazetën ceke Mlada Fronta Dnes, vendimi i presidentit është vetëm hapi i parë:

"Në ditët tjera gjermanët në këtë kohë presin ndonjë film të mirë apo kuiz interesant. Ndërsa të enjëten ishte ndryshe: në televizion u paraqit një president nervoz dhe i kumtoi popullit se do të ketë zgjedhje të reja. Me këtë vendim i cili mbështetet prej shumicës, presidenti Këhler ka evituar një kaos. Nuk mund të paramendohet mbajtja e zgjedhjeve në afatin e parashikuar, pra vitin e ardhëshëm. Mirëpo, presidenti Këhler ka zgjidhur vetëm një enigmë. Enigma tjetër do të jetë vendimi i gjykatës kushtetuese."

Ndërsa lidhur me vendimin e Gjykatës kushtetuese, kundër urdhërarrestit të BE, gazeta Le Monde, e Francës komenton:

"Vendimi i gjykatës kushtetuese gjermane kundër urdhërarrestit të BE, në shikim të parë ishte një grusht ndaj luftës kundër terrorizmit, sepse dobëson bashkëpunimin në suazat evropiane. Evropianët do ta shohin këtë si një vendim negativ, për shumë shkaqe. Kjo për faktin se vjen në një moment të gabueshëm, pas sulmeve terroriste në Londër. Ndërkohë që pas 11 shtatorit, Gjermani radhitet ndër luftëtarët më të denjë të terrorizmit ndërkombëtar. Mirëpo, duhet të jemi falënderues ndaj gjykatësve gjermanë, për faktin se ata të rikujtojnë se edhe në këtë luftë duhet të respektohen rregullat dhe të drejtat e njeriut".

Gazeta Luxemburger Vort është e mendimit të kundërt:

"Me këtë vendim, Gjermania nuk e ka kryer një prej detyrave shtëpiake. Kjo për faktin se gjykatat vendore janë të detyruara të zbatojnë ligjet e nxjerra në nivelin evropian. Kësaj radhe në Gjermani kjo nuk ka funkcionuar."

Një temë e cila në vecanti ka preokupuar vëmendjen e komentatorëve janë edhe sulmet terroriste në Londër. Koriere dela Sera e Romës shkruan:

"Të gjithë mendojnë se do të ishte mirë sikur të ekzistonte mundësia e rritjes së njëkohësishme të lirisë dhe sigurisë. Por ata që mendojnë kështu, duhet të shpjegojnë se si është e mundur kjo. Kur kemi të bëjmë me sulme të këtilla të terroriste, siguria vendoset para lirisë. Që prej 11 shtatorit e kemi të qartë se liria jonë është kufizuar për një kohë të gjatë. Mirëpo, në vend të një debati ideologjik, më i mirë do të ishte diskutimi pragmatik për cështjet e sigurisë."

Ndërsa për gazetën spanjolle El Mundo, sulmet e fundit janë një dëshmi e plagëve në shoqëritë perëndimore:

"Shoqëritë perëndimore edhe një herë janë bindur se sa janë të cënuara nga terrorizmi ndërkombëtar. Vetëm dy javë mas masakrës, në Londër ndodhi një seri sulmesh të tjera. Përkundër faktit se policia ishte në gjendjen më të lartë alarmi. Fakti që terroristët fillestarë nuk arritën qëllimin e tyre, nuk është ndonjë lehtësim për brengosjet tona. Terrorizmi është armiku kryesor dhe sfida më e madhe e shoqërive perëndimore", konstaton kjo gazetë.

  • Data 23.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruW
  • Data 23.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruW