Vritet udhëheqësi politik i rebelëve tamilë të Sri Lankës
2 Nëntor 2007Reklamë
Udhëheqësi politik i rebelëve tamilë në Sri Lanka është vrarë gjatë një sulmi nga ajri të trupave ushtarake të qeverisë. Sipas të dhënave të lëvizjes "Tigrat çlirimtarë" Tamil Eelam, nga bombardimet në një zonë në Kilonichi, rreth 400 km në veri të kryeqytetit, është vrarë udhëheqësi i rebëleve, S.P.Thamilselvan. Pesë oficerë të tjerë kanë humbur po ashtu jetën. Udhëheqësi i "Tigrave" pati përfaqësuar kryengritësit talebanë në bisedimet paqësore me qeverinë.