Vrasje në emër të nderit | Gjermania | DW | 26.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Vrasje në emër të nderit

Vrasja e një turkogjermaneje të re bëhet diskutim politik

Hatin Sürücu, turkja e vrarë në Berlin

Hatin Sürücu, turkja e vrarë në Berlin

Vrasja klasifikohet nö mönyra tö ndryshme. Köshtu öshtö, kur është fjala për reagimet publike ndaj vrasjes së muslimaneve të reja në Gjermani. Sepse kur keto vriten nga radikalet e djathtö, reagimi është krejt tjeter, nga ç´është në rastin e vrasjes nga pjesëtarët e familjes për çështje nderi. Por për shkak të shpeshtimit të rasteve të tilla në javet e fundit në Gjermani nis të zgjodhet vetedijesimi për këto çeshtje. Vetedijesimi është urgjentisht i nevojshöm, sepse vrasja është vrasje dhe ligjet janë ligje dhe ata nuk mund të shperfillen për shkak të traditave kulturore.Sikur turkja e re Hatin Sürunci të ishte vrarë në Berlin nga ekstremistöt e djathtë, në opinionin publik gjerman do të kishte shperthyer zemerimi. Por nuk pati zemerim. Sepse Hatin Sürünci u vra nga tre vëllezerit e saj, sepse ishte shkeputur nga familja. Sepse atë e kishin martuar me zor, kur kishte qenë 16 vjeç dhe nderkohe çonte një jetë të pavarur. vgf. Prandaj vdiq Hatin Sürünci në emer të nderit. Po ashtu si dhe pesë gra të tjera në Berlin brenda pak muajve.
Vetem tani, kur brenda një kohe të shkurtër gjashtë gra u bënë viktime e vrasjeve për nder, opinioni në Gjermani po zgjohet. Diskutimi u ndez sidomos nga një letër e hapur e drejtorit të një shkolle aty aför nö Berlin, i cili i tmerruar rröfente se shumë djem me origjinë turke e kishin aprovuar madje vrasjen me fjalët: "Se ajo është sjellë si gjermane." Sipas motos, vetë e pati fajin. Por të jetosh si gjermane, e emancipuar dhe e lirë, për këtë me sa dihet në Gjermani nuk dënohesh me vdekje.
Sipas OKB-së çdo vit në botë vriten 5 000 gra, sepse gjoja kanë "përdhosur" nderin e familjes. Nder ta edhe gra në Gjermani, se sa është numri i tyre, për këtë nuk ka statistikë zyrtare. Por rastet e fundit bëjnë, që sociologet gjermane dhe të rinjte dhe tö rejat turke t´i bien këmbanave të alarmit.
Me të drejtë ata shprehin kritikë masive ndaj kujdesit, të kuptuar gabim, për "ndryshimet kulturore". Perse sheti pranon që vajzat turke duke respektuar parimet morale islamike nuk mund të marrin pjesë në mësimin e biologjisë, në not apo në udhetimet me klasën? Përse shteti nuk këmbëngul, që parimet tona bazë, si barazia e burrit me gruan, të pranoeht edhe nga brezi i ri i migrantëve?
Shtimi i pranimit të akteve të përgjakshme tek brezi i ri i migrantëve hedh dritë tek një zhvillim i rrezikshem shoqeror. Bindja sunduese tek migrantët e rinj është se integrimi bëhet me vështirësi. Sociologët flasin biles për një riislamizim të rrezikshëm, i cili nuk tematizohet fare me qëllim që të mos i jepet shtytje armiqësisë ndaj të huajve.
Nuk sjell dobi po të bëjmë se nuk shohim, që një pjesë e madhe e migrantëve me origjinë turke kanë ndertuar një botë paralele, në të cilën përhapet një regres i heshtur fetar dhe kulturor. Brenda tri viteve të shkuara numri i nxënöseve turke në Berlin, që mbajnë shami është rritur hovshöm. Edhe për arsye se ngacmohen nga nxenösit turq, nqs nuk mbajnë shami nö kokö. Ndersa dy brezat e parë të migranteve të qenit i huaj në Gjermani e kanë perjetuar më shumë si izolim, brezi i tretë i të huajve ka gjetur një vetedije të re. Nder shumë turq gjermanë është interesant me qenë i huaj, dhe ata e theksojnë kete duke iu referuar islamit me rudimente kulturore si shamia, apo vrasja për nder. Me islamizmin, që refuzon detyrimin, kjo ka pak të bëjë.
Hatin Sürünci është vrarë në mënyrë brutale. Ky fakt nuk duhet anashkaluar me justifikimet për ndryshimet kulturore. Ideatorët turq në Gjermani, predikuesit në xhami dhe gazetarët janë të detyruar, që t´i kundershtojnë keto gjera. Dhe sa më parë të jetë e mundur, në Gjermani duhet vendosur një ligj, që të denojë martesen me detyrim. Shkaku për debatin publik është trondites, por vdekja e Hatin Sürünci ka ndikuar së paku, qö vrasja për nder të bëhet më në fund çöshtje politike.

  • Data 26.02.2005
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4W
  • Data 26.02.2005
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4W