Vrasja e Zarkavit - hap pozitiv | Politika | DW | 09.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Vrasja e Zarkavit - hap pozitiv

Abu Musab el-Zarkavi ishte terroristi më i kërkuar në Irak. Në llogarinë e tij kishte shumë akte të përgjakshme, të cilat kishin për qëllim rrënimin e sistemit të rendit në Irak. Të enjten ai u vra gjatë një sulmi të forcave amerikane dhe irakiane të sigurisë.

default

Ishte me origjinë prej një familje të varfër jordaneze, nga vendi Zarqa. Askush nuk mund t'a paramendonte se një kriminel i vogël i ditëve të rinisë, do të bëhej terroristi më i kërkuar. Vrasja e Abu Musab el-Zarkavit ishte për amerikanët e të njëjtës vlerë sikurse edhe koka e vet Osama Bin Ladenit. Uashingtoni ka ofruar 25 milionë dollarë shpërblim për kapjen apo vrasjen e udhëheqësit të grupit më të rrezikshëm terrorist në Irak. Sipas të gjitha gjasave, këto para nuk do t'i marrë askush, sepse el-Zarkavi u vra gjatë sulmeve ajrore në afërsi të Bagdadit.
Qysh i ri Zarkavi kishte rënë ndesh me ligjet e Jordanisë. Idetë e tija islamike e miqësuan me kryeterroristin Osama Bin Laden, në Afganistan. Ai përpiqej që në Jordani të organizonte sulme terroriste kundër amerikanëve dhe izraelitëve. Për këto shkaqe është dënuar me vdekje. Mirëpo Zarkavi ia doli të ikë dhe të kthehet në Afganistan e më vonë edhe në Irak.

Pas futjes së trupave amerikane në Irak, Zarkavi e shpalli këtë vend si fushëbetejën e tij qëndrore në luftën kundër amerikanëve. Ai ishte aktor i rrëmbimeve dhe vrasjeve brutale të të huajve, para kamerave. Idhëtarët e tij e quajnë veten si "Organizata për bashkimin e besimtarëve në luftën e shenjtë". Qëllimi i tij ishte konkurrenca ndaj Bin Ladenit, edhe pse në mënyrë demonstrative i nënshtrohej shefit të Al Kaidës. Mirëpo, ideologu i Bin Ladenit, Aiman Al Zavahiri e kritikonte hapur Zarkavin, me shpjegimin se veprat e tija e dëmtojnë lëvizjen. Ky ishte edhe shkaku pse ky jordanez rralloi sulmet. Aktivitetet e tija i kishte drejtuar kohën e fundit në përhapjen e urrejtjes midis sunitëve dhe shiitëve në Irak.

Burimet e informuara mirë thonë se ai qëndron pas sulmeve terroriste ndaj xhamive dhe besimtarëve të të dyja grupeve. Qëllimi kryesor i këtyre sulmeve ishte evitimi i çdo forme të normalizimit të gjendjes. Kjo sepse normalizimi i gjendjes do të thoshte edhe fundi i nevojës për kryengritës. Konfirmimi i vrasjes së shefit të terrorit në Irak, do të ketë pasoja të shumta pozitive për qeverinë e kryeministrit Nuri Maliki. Shpesh është thënë se Zarkavi nuk është personi nga i cili varen të gjitha. Mirëpo me siguri që grupi i tij ka përjetuar një goditje të rëndë.

Megjithatë, dyshohet që kjo goditje do të mjaftojë për vendosjen e rendit dhe qetësisë afatshkurte dhe afatmesme në Irak. Në shtigje të gjata, me siguri që kjo paraqet një periudhë shumë të rëndësishme për Irakun.

  • Data 09.06.2006
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpj
  • Data 09.06.2006
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpj