1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Votebesimi ne parlamentin gjerman dhe presidenca britanike e BE-se

30 Qershor 2005

Pasqyra e shtypit gjerman

https://p.dw.com/p/Arut
Fotografi: AP

Gazeta "Thüringer Allgemeine" për marrjen e kryesisë së BE nga Britania e Madhe

"Gati mund të mendosh se Blair në këtë situatë do të kishte qenë biles njeriu adapt. Ai prek shumë pika delikate: Ai pyet si është e mundur që BE përdor shumicën e parave për subvencionimin e bujqësisë, në vend që t´i përdorë ata në arsimim dhe kerkime shkencore? Dhe me të drejtë priresh, t´i vësh veshin dikujt, që krahason 5% e papunësisë së tij me ushtrinë e madhe të 20 milionë të papunëve në Evropë. Orientimi i Blairit drejt lirisë së tregut dhe privatizimit radikal si dhe shkurtimit të kompetencave të Brukselit nuk përputhet shumë me përfytyrimet e të tjerëve në union. Ata nuk duan të kthehen mbrapsht në një zonë të tregtisë së lirë. Në mentalitete të tilla kontradiktore nuk mund të presesh kompromise urgjentisht të domosdoshme."

"Handelsblatt" e Düsseldorfit shkruan lidhur me votëbesimin e sotëm në parlament, ku kancelari pritet të humbasë për t´i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.

"Baballarët krijues të kushtetutës pas luftës së dytë boterore donin të pengonin koalicionet negative, të cilat vetem rrezojnë qeveritë, por nuk krijojnë maxhoranca të reja. Së dyti donin t´ia pamundësonin kancelarit që të shpallte zgjedhjet e reja në një kohë kur t´i përshtatej atij. Të dyja këtyre nuk i frikësohet në të vertetë njëri. Zgjedhjet e reja ka mundesi që të sjellin një maxhorancë të re të qëndrueshme qeveritare. Dhe Gerhard Schrëderin nuk mund ta akuzosh se ai apo partia socialdemokrate nxjerrin perfitime politike përmes votimit. Megjithatë deputetet socialdemokratë dhe të gjelber kacafyten prej ditesh për detajet e votëbesimit. Duken si në serialin e pasukseshem "Zyra e kancelarit" në ZDF. Në fund nuk mund t´i shohesh më. Do që skenat e turpshme të marrin fund. Po të ishte dashur vetem një deshmi, se ky koalicion nuk mund të qeverisë më, atë e kanë sjellë me kohë protagonistet profanë të debatit për zgjedhjet e reja."


"Süddeutsche Zeitung" për çeshtjen e votëbesimit:

"Nuk ka dyshim se artikulli 68 i kushtetutës nuk është krejtesisht dakord me të. Megjithatë është më mirë, që as Horst Këhler dhe as gjykatesit e Karlsruhes të mos e kundershtojnë këtë plan. Para 22 majit shumica e vogël e koalicionit në parlament shpesh e ka mbledhur veten, për të mos dalë pas të tjereve. Ajo ka kohë që nuk është më një qeveri stabile, me shumicë të qëndrueshme. Pasi e bluanë veten javët e kaluara, edhe ajo cka u kishte mbetur nga besimi u shkri si bora në diellin e veres. Zgjatja e kësaj qeverie e urdheruar nga presidenti apo nga gjykata do ta vështirësonte shumë situatën politike. Edhe më shumë: Prestigji i politikës, i sistemit partiak në përgjithësi, do të pësonte dëme të rënda ndoshta të pariparueshme. Atëherë do të kishte një qeveri federale, e cila nuk do të qeverisë më, një parlament, shumica e të cilit kerkon shperndarjen e tij dhe një popull, të cilit i ka ardhur në majë të hundes, që politikanët merren gjithnjë vetem me veten e tyre."


"Berliner Kurier" për politikanin e rikthyer Oskar Lafontaine

"Oskar Lafontaine shkon të fitojë vota tek radikalët e djathtë. Kjo jo vetëm që është e dyshimtë, kjo është poshtërsi. Sepse me parulla të majta nuk mund të kapesh zgjedhes në kampin e djathtë. Atëherë Lafontaine perdor fjalë që i perdorin kollaj radikalët e djathtë. Partia e socializmit demokratik duhet ta mendonte edhe një herë, në se do të vendosë me të vertetë dikë në vendin e parë të listës së aleancës, që do të fitojë pa hezitim pikërisht ata, për të cilët nuk ka rëndësi as demokracia jonë dhe as ideja e një partie të majtë. Pra: Larg duart nga e djathta apo nga Oskari!"


Një ditë para votimit për cështjen e votëbesimit të kancelarit gjerman Schrëder parlamenti ka miratuar një sere ligjesh. njëri prej tyre edhe që menagjeret kryesore duhet të tregojnë sa para marrin.
Frankfurter Rundschau

"Ndersa shumë projektligje kanë dështuar për shkak të paaftësisë të koalicionit, apo mungeses së shumicës parlamentare, një projekt ia ka arritur para para mbylljes së dyerve. Anëtaret e kryesive të sipermarrjeve të medha duhet të tregojnë në të ardhmen sa para marrin. Përse unioni ndryshe nga liberalet vepron tani është e qarte. Sepse po të kishin hezituar do t´u jepnin një armë në dorë socialdemokrateve që do të thonin të djathtët mbulojnë të palarat e kapitalisteve."