1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Viperman: Respektimi dhe mbrojtja e pakicave nuk është realizuar tek këta dy kandidatë

DR3 Janar 2007

Historiani Volfgang Viperman nga Universiteti i Berlinit në bisedë me radion gjermane ka kritikuar ashpër diskrimimin dhe përndjekjen e romëve në Bullgari dhe Rumani

https://p.dw.com/p/Ara1
Fëmijë romë duke punuar në Rumani
Fëmijë romë duke punuar në RumaniFotografi: AP

Në të dyja këto këto vende, shtresës rome i mohohet e drejta e lirisë, tha Viperman.
Me futjen e Rumanisë dhe Bukllkgarisë në BE, anëtarë të Bashkimit Evropian bëhen automatikisht edhe afërsisht 500.000 romë. Historiani, Volfgang Viperman është i mendimit se po kristalizohen probleme politike dhe sociale në këto vende.

z. Viperman na a mund të na sqaroni pse ka kaq shumë nocione për romët. Për cilin grupe etnik bëjmë fjalë kur themi sinti, sinti dhe romë, ciganë, jenishe etj?


Viperman: Në asnjë rast jo për ciganë, sepse "ciganë" është përkufizim i gabuar dhe së dyti është fyes. Përkufizimi për popullsinë është ai rom, dhe ky rrjedh prej fjalës "rom", pra njeri në gjuhën romane. Në Gjermani është kristalizuar një përkufizim i dyfishtë sepse romët që erdhën në Gjermani në shekullin e 15-të, e kanë quajtur veten "sinti" dhe kanë këmbëngulur në këtë përkufizim. Sinti është një komunitet brenda romëve, siç ka edhe të tjerë, ndërsa roma emri përfshirës. Sinti dhe roma është si të thuash- bavarezë dhe gjermanë.

Sa romë jetojnë në të gjithë Bashkimin Evropian?

Viperman: Në të gjithë Bashkimin Evropian jetojnë nga tetë deri në dhjetë milionë romë. Dhjetë milionë do të thotë, dy herë më shumë se danezët, irlandezët, por nuk është ky problemi, por gjendja e vërtetë e romëve. Megjithëse Bashkimi Evropian është angazhuar jo vetëm të njohë pakicat, por edhe t'i mbrojë ato, shumica e romëve janë të diskrinuar dhe përndjekur. Respektimi dhe mbrojtja e minoriteteve nuk është në nivelin e duhur tek të dy kandidatët e rinj të BE-së, Bullgari dhe Rumani.

Çfarë duhet bërë aty më shumë, apo çfarë mungon ende?

Viperman: Këta njerëz nuk janë të mbrojtur nga përndjekja dhe heqja e së drejtës. Ata nuk janë të mbrojtur nga varfëria sociale. Nuk mbrohet as gjuha as kultura e tyre. Në Bashkimin Evropian vlejnë standartet dyfytyrëshe. Në negociatat me Turqinë janë rritur standartet, por situata e romëve veçanërisht në Rumani mund të krahasohet me atë të kurdëve në Turqi. Turqisë ne i themi "jo" edhe për shkak të çështjes kurde. Ndërsa pranuam Bullgarinë dhe Rumaninë në BE, megjithëse e dimë, e duhet ta dimë se shumica rome atje përndiqet. Këto janë standartet dyfytyrëshe që nuk duhen toleruar.

Në çfarë formash bëhet përndjekja kësaj shtrese të popullsisë?

Viperman: Përndjekje është - kur nuk ke mundësinë e shkollimit të duhur. Jo se ata nuk duan të shkollohen, ose janë budallenj apo dembelë, por ata nuk ja dalin dot të hyjnë në këto nivele- kur t'i nuk ke mundësi hyrjeje në tregun e punës.Edhe në Gjermani shpesh femijet romë dërgohen në shkollat e të paaftëve. Diskriminimi shprehet edhe tek kërkimi i një shtëpie. Romët nuk mund të banojnë aty ku të duan. Por mund të përmendim këtu edhe përndjekjen e organeve policore, të dokumentuara nga organizata për të drejtat e njeriut. Kjo nuk është e lejueshme në Evropë. Madje ne përbëjmë një përjashtim që pak pas futjes në Evropë të këtyre vendeve tematizojmë këtë problem, që nuk përmendet gjëkundi.