Vetëdija e Teheranit rritet | Bota | DW | 26.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vetëdija e Teheranit rritet

Debate të vazhdueshme për politikën atomike iraniane


Ndërmjet Iranit dhe organizates ndërkombëtare për energjinë atomike (IAEA) ka shperthyer një debat për rezolutën e re lidhur me politikën atomike iraniane. Sot në Vjenë në hapje të një konference të keshillit të (IAEA-së) delegatë iranianë kundërshtuan pjesët e një projektrezolute të paraqitur nga BE. Ata thanë se ajo nuk përkon me një marrëveshje të arritur me BE në mes të nëntorit për ndalimin e programit atomik iranian. Sipas një zëdhënësi të IAEA protesta e Iranit drejtohet sidomos kunder kerkeses së rezolutës për hapjen e "të gjitha" impianteve për inspektimet e IAEA edhe të atyre ushtarake.
E gjitha është në rradhë të parë çështje e besimit reciprok. Pas marrëveshjes atomike për mosperhapjen e atomit (NPT) Irani nuk është i detyruar, të heqë dorë nga pasurimi i uranit. Edhe protokolli shtesë, të cilin Teherani e pranoi para një viti me këmbënguljen evropiane edhe pse deri tani jo i ratifikuar, nuk e obligon vendin, që t´i nderprese punimet në këtë fushë krejtësisht. "Treshja evropiane" Britania e madhe, Franca dhe Gjermania, i kanë dhenë Teheranit të kuptojë më teper se qartë, që lëshimi në këtë çështje do të ishte i nevojshem për krijimin e besimit reciprok. Që kjo nga ana tjetër duhet të ishte baza për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Evropës dhe Iranit. Një bashkëpunim, i cili arrin që nga mbeshtetja dhe bashkepunimi ekonomik deri tek transferimi i metodave nukleare.
Në Teheran duket sikur nuk e kanë kuptuar si duhet mesazhin. Në rastin më të parë theksojnë, se është e drejta e padiskutueshme e Iranit, që të vazhdojë punën për zhvillimin nuklear dhe nderprerja e përpjekjeve për pasurimin e uranit është vetem e "përkohshme". Meqenëse çeshtja e atomit në Iran ka kaluar prej kohësh në një çeshtje të nderit kombëtar, në Evropë ishin disi të irrituar, por ama të gatshem, për të mos i marrë parasysh deklarata të tilla. Që Terehani në prag të 25 nëntorit u lut zyrtarisht, që të lejohej puna në 20 centrifuga për "qëllime kerkimesh" shkaktoi më shumë se irritime.
Në BE dhe ne SHBA dhe edhe në IAEA, në zyren e energjisë atomare në Vjenë nuk janë të gatshem, të plotësojnë dëshirën e Teheranit. Përse pyesin jo me pa të drejtë, perse Irani vepron në mënyrë kaq jodiplomatike.
Një shkak mund të ishte situata e brendshme politike. Një tjetër shkak është që Teherani pikërisht keto ditë ka arritur bindjen, se nuk ka se nga çfarë të trembet në çështjet nukleare.
Sepse nqs SHBA ndryshe nga ç´pritet do të arrijnë të heqin Iranin nga këshilli i sigurimit për shkak të politikës së tij, Teherani nuk ka ç´ta kërcënojë konkretisht. Sanksione te kufizuara ka prej vitesh nën presionin amerikandhe nga zgjerimi tyre për shkak të shitjes së naftës dhe gazit nuk duhet patur frikë. Në rradhë të parë kjo vlen për Kinën, që ka nënshkruar marrëveshje të zgjeruara me Iranin, për të zgjidhur problemet e saj energjitike gjithnjë në rritje. Edhe Japonia varet në një shkallë të lartë nga Irani. Edhe Rusia është e interesuar, që të zgjerojë projektet atomike të filluara në Iran. Vetem Kina dhe Rusia me veton e tyre do të rrezonin çdo përpjekje për vendosjen e sanksioneve. Eshtë karakteristike që ndermjetesuesi iranian në ceshtjet atomike, Sajeb Hussein Moussavian kaloi dy dite në Pekin dhe kinezet e siguruan se janë kunder denimit të Iranit në këshillin e sigurimit.
Në keto kushte shtohet sigurisht vetëbesimi i Teheranit. Dhe Uashingtoni, deri tani forca drejtuese e presionit kunder Iranit, e di se rruga e fundit lufta kunder Iranit eshte e pamundur per shkak të gjendjes së vështirë në Irak. Në keto kushte duhet parë se si do të shkojnë bisedimet ndermjet europianeve dhe Iranit, të cilat do të fillojnë në mes të dhjetorit.
  • Data 26.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRc
  • Data 26.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRc
Reklamë