Vendi me numrin më të lartë të ekzekutimeve - Kina kryeson listën e AI-së për statistikën e dënimeve me vdekje
6 Prill 2005namit dhe SHBA sa i përket dënimeve me vdekje.
Rekordi i dhimbshëm nuk është befasues: në vitin 2004 në mbarë botën nuk janë ekzekutuar aq shumë njerëz sa në Kinë. Raporti i AI (Amnesty International) bën fjalë për të paktën 3.400 ekzekutime. Numri i saktë është sekret shtetëror dhe me siguri që duhet të jetë më i lartë. Ndonëse Kina i ruan statistikat e AI për dënimet me vdekje, kjo cështje nuk është asnjëherë në rend të ditës dhe autoritetet bëjnë sikur nuk dinë gjë. Megjithatë Franca dhe Gjermania iniciativën për shfuqizimin e embargos së armëve e argumentojnë me ndryshimin e situatës qysh nga viti 1989 kur është vendosur kjo embargo. Por nisur nga të dhënat për dënimet me vdekje një vlerësim i tillë tingëllon si shpoti. Madje kjo të befason, pavarësisht nga fakti që në seancën e komisionit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë kësaj radhe SHBA nuk paraqitën rezolutë kritike ndaj Kinës. Nga ana tjetër SHBA vetë ndodhen në rendin e katërt të listës së AI për sa u përket dënimeve me vdekje. SHBA në këtë listë renditen fare pranë shteteve të tilla si Irani dhe Vietnami.
Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën e ekzekutimeve në Kinë është fakti që në këtë vend ka maangësi të mëdha sa i përket sistemit të drejtësisë. Deponimet e të burgosurve merren me forcë dhe nëpërmjet torturave. Mundësia për mbrojtje është e kufizuar. E as që mund të bëhet fjalë për drejtësi të pavarur në Kinë.
Si edhe shumë kohë më parë edhe sot e kësaj dite udhëheqja kineze është e mendimit, se dënimi me vdekje shërben si masë efikase për të stepur të tjerët nga veprime të dënueshme. Ndaj shpesh herë ekzekutimet bëhen publike. Megjithatë rritja e numrit te akteve penale duhet ta bëjë qeverinë që t´i vëre gishtin kokës dhe të mendojë në kategori të tilla sociale: një shtim i numrit të ekzekutimeve nuk mund të evitojë aktet penale në një kohë që në Kinë po thellohet vazhdimisht hendeku mes të varfërve dhe të pasurve.