Vazhdon terrori në Irak | Bota | DW | 12.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdon terrori në Irak

Kushdo që fshihet pas atentateve të Arbilit, Iskandarisë dhe Bagdadit ja ka arritur qëllimit: Populli i Irakut, i cili jeton me frikë dhe pasiguri, po i urren gjithnjë e më shumë trupat okupatore për shkak të bombave dhe të vrarëve e të plagosurve. Madje edhe koha duket optimale për të kryer akte terroriste: Kombet e Bashkuara kanë ardhur në vend për të shqyrtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike deri në mes të këtij viti.

Sigurisht që vendimi i ekspertëve, i cili pritet në fund të shkurtit do të ndikohet nga këto atentate. Fakti se tani po dëmtohen më shumë objekte sigurie irakiane sesa amerikane dëshmon se forcat destruktive nuk duan në asnjë mënyrë stabilitet në vend. Dhe sipas logjikës së sëmurë të atentatorëve, policët dhe ushtarët e rinj duhen ndërshkuar për "bashkëpunimin" me armikun.

Por të rinjtë që duan të rekrutohen kanë vetëm dy motive për atë që bëjnë: Ata duan ta ndihmojnë vendin e tyre që ta marrë sërisht veten dhe duan të punojnë për të mos u bërë pjesë e kuotës 50% të papunësisë në vend. Por në vend të saj, ata vriten së bashku me një grup njerëzish të pafajshëm që ndodhen rastësisht aty ku s´duhet.

Pyetja qëndrore në Irak është: Kush fshihet pas këtyre atentateve? Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për luftëtarë të huaj, shpesh nga vende fqinje të Irakut, të cilët e quajnë veten martirë. Dhe roli i Al Kaidës bëhet gjithmonë e më i qartë: Ndihmë nga jashtë për luftën e brendshme.

Mënyra e kryerjes së këtyre atentateve dëshmon se Al Kaida i ka duart në këtë mes. Por këto akte kanë edhe një qëllim tjetër: Sulmet kundër shiitëve duhet të shkaktojnë reagime kundër sunitëve, për të provokuar kështu një luftë fetare.

Shiitët, të cilët keqtrajtoheshin nga Saddami, janë të preokupuar nëse do të vazhdojnë të jenë representativë brenda një popullsie kaq të madhe. Ndërsa sunitët, të cilët kishin fuqi falë Sadamit, kanë frikë se do të humbasin cdo privilegj. Atetantet ndaj kurdëve në pjesët autonome në veri të vendit, mund të shkaktojnë një luftë të vërtetë civile.

Për këtë arsye nuk ka si të ketë rrugë tjetër përvec asaj që irakianët vetë duhen bërë përgjegjës për rindërtimin politik dhe ekonomik në vend. Dhe Kombet e Bashkuara nuk duhet të tremben nga dallga e re e terrorit. OKB-ja duhet të marrë një vendim pozitiv në favor të procesit të demokratizimit dhe t´i ndihmojë irakianët për t´ja arritur qëllimit të tyre.

  • Data 12.02.2004
  • Autor Manfred Erdenberger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArU3
  • Data 12.02.2004
  • Autor Manfred Erdenberger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArU3
Reklamë