1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Unë personalisht kam dyshimet e mia

Hanna Grimm28 Dhjetor 2006

Anketë me qytetarë për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE

https://p.dw.com/p/AqyA

Në janar BE pranon në rradhet e veta dy shtete të reja anëtare Bullgarinë dhe Rumaninë me 30 milionë banorë të rinj të BE. Të dy vendet plotësojnë kushtet kornizë për pranim, por si mendojnë njërëzit në Evropë mbi zgjerimin? Hanna Grimm ka pyetur keto kalimtarë në qendër të Bonit?

Grua: "Më duket se BE është duke u bërë tepër i madh. Mjaft me zgjerimin. Kështu nuk i ke gjërat në kontroll dhe me kaq shumë vende është e vështirë të gjesh një konsens."

Burrë: "Gjithnjë kemi dëgjuar se Rumania ka qenë një vend me probleme dhe unë nuk e di nëse i përmbush kriteret, unë personalisht kam dyshimet e mia."

Grua: "O mos, sepse atëherë të gjithë do të varfërohemi akoma."

Burrë: "Fuqinë ekonomike kjo nuk na e shton. Ndoshta do të ketë përsëri një pikë, ku të gjithë duhet të paguajmë. Dhe pastaj sigurisht që ekziston rreziku, që ekonomia jonë të zhvendoset atje për shkak të pagave më të lira."

Burrë: "E parë gjeografikisht ata bëjnë pjesë në Evropë, perse nuk duhet të kenë një të drejtë vendimarrjeje në BE?"

Burrë: "Nqs vendet i plotesojnë kushtet dhe tek të dyja unë kam përshtypjen se i plotësojnë atehere me duket në rregull. Shqetesimi që mbetet është se atje ndodhin kriminalitete dhe emigracion ilegal. Këto janë padyshim gjera që nuk duhet t´i harrosh, por për kete është përgjegjëse edhe politike, që të krijojë kushtet kornizë që kjo të mos ndodhë."